“Makinat e luksit”, më shumë dëmshpërblime në rast aksidenti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i TPL-së i njëjtë me automjetet e tjera, në shtet paguajnë taksa më të larta

Të gjithë ata persona që zotërojnë  makina luksoze, duke filluar nga viti 2017 paguajnë më shumë taksa në shtet se sa pjesa tjetër e qytetarëve që zotërojnë makina të thjeshta.

Sipas ligjit për “Taksat Kombëtare”,”automjet luksoz” konsiderohet auto-vetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme:

-të ketë cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3;

-ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70 000 lekë dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë.

Kjo me parimin “I pasuri paguan më  shumë se i varfëri”.

Por kjo logjike nuk ndiqet nga kompanitë e sigurimeve në rastin e çmimeve të TPL-së.

Konkretisht,për makinat e luksit paguhen çmime të TPL-së thuajse njësoj si makinat për makinat e normale apo edhe të vjetra.

Për shembull,për një automjet nga 1901  kubik deri ne 2200 kubik ( B1/2.8 , me  vit prodhimi mbi 15 vite) çmimi i TPL-së është 17,302 lekë,  ndërkohë që për një makinë luksi nga 3001 kubikë deri 3500 kubikë (B1/2.21, me vit prodhimi <=5 vite) çmimi i TPL-së është 17,400 lekë.

Pikërisht ky fakt duket se ka vënë në lëvizje siguruesit në vend të cilët i kanë rënë lapsit duke përllogaritur  dëmet që paguajnë në rast aksidentesh për makinat e shtrenjta të ashtuquajtura “luksi”  krahasuar me ato normale./Fjala.al/

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV