Infermierja ruse e cila u bë e famshme pasi shërbeu me të brendshme ndaj pacientëve me koronavirus është identifikuar nga mediat e huaja.
23 vjeçarja, Nadia është mbështetur nga ndjekësit online madje ata kanë kërkuar që shefat e saj të heqin vendimin për masat disiplinore ndaj saj.
Sipas The Sun infermierja punon në një spital në qytetin Tula të Rusisë dhe kjo e fundit ka deklaruar se kishte veshur një kostum noti
Nga ana tjetër drejtoresha e kompanisë së veshjeve intime “Miss X” Anastasia Yakusheva tha se kërkonte infermieren si modele për veshjet e saj.
“Ne duam që infermierja nga Tula të bëhet modele e veshjeve tona të brendshme. Jemi gati t’i dërgojmë kompletin e fundit të produkteve tona dhe në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë një kontratë vjetore me të”, është shprehur ajo.
Imazhet që e tregonin Nadian duke shërbyer me veshjen mbrojtëse transparente, janë shpërndarë në të gjithë globin.
Ndërkohë miqtë e saj thonë se infermierja është e trembur mos humbasë vendin e punës./k.b/fjala.al