Opozita i kërkoi të hënën për ‘Zgjedhoren’, PS: Është Bajram, mblidhemi të martën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste i është përgjigjur shkurtimisht letrës së mbërritur nga opozita jashtëparlamentare, e cila kërkonte për të hënën e 25 majit, mbledhjen e Këshillit Politik për reformën zgjedhore. PS sqaron PD dhe LSI se mbledhja nuk mund të zhvillohet të hënën, pasi është festa e Bajramit, por është shtyrë për të martën.

“Të hënën është Bajram e për rrjedhojë është ditë pushimi. Mbledhja do të zhvillohet më 26 maj, ora 11:00 te Pallati i Kongreseve”, thuhet në reagimin e PS.

As 1 javë nuk zgjati pezullimi i pjesëmarrjes së opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Këshillit Politik. Kryeopozitari Lulzim Basha vendosi për pezullimin të dielën e kaluar, kur bashkia e Tiranës shembi godinën e Teatrit Kombëtar, por pas negociimit të ambasadorëve, PD dhe LSI do rikthehen sërish në tryezë.

Të fundit

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Lajme të tjera

Web TV