Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, pasi u kap teksa fshihte lëndë narkotike.
25-vjeçari më iniciale F.J., kishte gjetur një vend të pazakontë për të fshehur drogën.
Ai u pikas teksa merrte lëndën narkotike nën një pjesë ë materialit inert të grumbulluar në afërsi të një lumi.
Policia gjeti 3 gramë kokainë, ndërsa në vendin ku ai ishte parë duke gërmuar me ndihmën e një shkopi, u gjetën edhe 27 gramë të tjerë, e ndarë në doza dhe e gatshme për t’u shitur.
Në shtëpi, burri kishte gjithashtu 5,800 € të fshehura mirë mes të brendshmeve në një sirtar të dhomës së gjumit.
I riu shqiptar ishte pikë referimi për përdoruesit e drogës në kryeqytet dhe tashmë është nën arrest shtëpiak.