Familja mbretërore e dashuruar pas Kate, e mbushin me dhurata të majme në çdo festë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga koha kur u martua me princin William dhe u bë zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore, çdo anëtar i saj e ka trajtuar Kate Middletonin si një princeshë të vërtetë dhe kurrë nuk kanë nguruar t’i bëjnë dhurata unike e shumë të shtrenjta.

Sigurisht dhuratën më të veçante Kate e ka marrë nga bashkëshorti i saj Will, gjatë propozimit për martesë, një unazë rose-gold, me një gur të madh të çmuar zafir, me 14 gura diamanti, flori 18 karat. Por ndër vite dhuratat e çmuara nuk kanë munguar, në bizhu apo prona të paluajtshme shkruan Mirror.

Një tjetër dhuratë e çmuar ishte ajo e Will, në përvjetorin e 4 të martesës, një orë “Ballon Bleu de Cartier” nga Cartier, e mbuluar nga zafiri dhe gurë të çmuar. Dashurinë për orat Cartier, princi William e ka trashëguar nga nëna e tij, Princeshë Dajana.

Një dhuratë e rëndësishme, dukeshës së Kembrixh, i është bërë nga ana e mbretëreshës Elizabetë, një vilë e jashtëzakonshme në emër të saj, “Anmer Hall” në Sandrigham. Edhe Princi Charles ka menduar për një dhuratë unike për Kate. Bëhet fjalë për një set bizhushë, byzylyk, unazë dhe vëthë, me diamantë të bardhë dhe të verdhë.

Nuk ka gurë të çmuar që Kate nuk e ka në koleksionin e saj të diamantëve dhe gurëve të çmuar. Duket se dukesha ja ka marrë zemrën anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, ndryshe nga kunata e saj Meghan.k.t/Fjala.al/

Të fundit

CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy

Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në...

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve rreth 5 milionë dollarë, për...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

Lajme të tjera

Web TV