Flet ish trajneri i Adele: E adhuroj për përkushtimin që ka, dobësimin e mori si sfidë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adele pushtoi internetin në fillim të muajit maj, me fotot që tregon ndryshimin e 32 vjecares, pasi humbi thuajse 40 kg dhe sot ish trajneri i saj rrëfen mënyrën sesi këngëtarja është dobësuar, duke shuar cdo dyshim për ndonjë operacion të mundshëm në stomak.

Pete Geracimo zbulon mënyrat specifike dhe dietat e shëndetshme që ndoqi Adele, si motivim për të nisur një jetë të re. Pas divorcit nga ish bashkëshorti i saj, Adele nuk doli thuajse asnjë ditë në media apo tabliode, duke iu përkushtuar regjimit të ri, me fitnes të përditshëm ndaj dhe në fillim të majit u shfaq krejt ndryshe, pas pothuajse një viti.

Pete ka qenë trajneri i Adele nga viti 2012 deri në 2016 dhe pavarësisht se Adele në atë kohë shfaqi shumë pak ndryshim në look apo shumë pak rënie në peshë, ajo ishte shumë e përkushtuar dhe për këtë duket se kishte motivimin e duhur. Ata stërviteshin bashkë për 1 orë, 2-3 herë në javë dhe Pete e adhuronte Adele për përkushtimin e saj, për të dobësimi ishte sfidë e vërtetë.

Edhe këtë herë, Adele u dobësua ndjeshëm, falë stërvitjes së çdo dite në palestër dhe një regjimi strikt ushqimor, për të arritur në formën aktuale fizike. Ndërkohë Adele vijon të shkojë çdo ditë në palestër pasi tashmë trupin e ri do të duhet edhe ta mbajë nën kontroll. E bashkë me look-u e ri, duket se 32 vjeçarja po bëhet gati të publikojë edhe projektin më të ri muzikor./Fjala.al/Burimi:The Sun

Të fundit

DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një mashtrues i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin...

Situata me zjarret në vend/ Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë:...

FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Këngëtarja Enca Haxhia ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr...

Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

Avokati Romeo Kara ka ngritur akuza për përdorimin e dy standardeve në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe gjykimit të Sali Berishës, duke...

“Racizmi” shtetëror?!

Nga Ben Andoni Racizmi lidhet me besimin e konceptit të superioritetit absolut të një race mbi tjetrën, gjë e cila sjell si pasojë diskriminimin, segregacionin...

Lajme të tjera

Web TV