“S’ka të dhëna që Covid-19 transmetohet nga uji”, Pipero: Të hapen sa më parë plazhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i Spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero, ka folur sot për masat lehtësuese ndaj Covid-19 dhe për mbylljen e plazheve.

Në një lidhje live me ABC News, Pipero tha se plazhet duhet të hapen sa më parë për turistët dhe e njëjta gjë duhet bërë dhe me pishinat pra thekson se nuk është e nevojshme të pritet 1 qershori, pasi sipas tij nuk ka të dhëna që koronavirusi mundtë transmetohet përmes ujit.

“Sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte. Të paktën për këtë sezon ne jemi në fazën e fundit të pandemisë. Numri i rasteve pozitive asimptomaik, (pa shenja klinike) është gjithnjë e në ulje. Indikatorët epidemiologjik dhe klinik mundësojnë hapjen e kufijve tokësor apo shtimin e zonave të gjelbërta, por kjo nuk do të thotë të ftojmë turistët dhe t’i mbajmë në karantinë. Unë do të këshilloja të gjithë resortet, baret, restorantet të respektojnë protokollet, por edhe qytetarët duhet të kenë kujdes.

Në këtë fazë të hapjes qytetarët duhet të shmangin grumbullimet. Edhe pse ekspozimi mundëson përfitimin e imunitetit. Dalja ndihmon jo vetëm në aspektin psikologjik, por edhe në atë shëndetësor. Unë personalisht nuk shqetësohem nga rastet që kemi aktualisht, por do të thoja që të vazhdojmë të hapemi gradualisht. Ekspozimi në këtë periudhë të epidemisë mundëson fitimin e imunitetit”,-u shpreh mjeku.

Ndërsa Qeveria ka marrë vendimin që plazhet do të hapen vetëm pas datës 1 qershor dhe të dielave e gjithë Shqipëria do jetë në karantinë deri në mes të muajit qershor.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Lajme të tjera

Web TV