Basha premton: 31 maji, afati i fundit i Reformës Zgjedhore

Pas takimit në selinë e PD me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, kryedemokrati Basha ka deklaruar se organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioritet i PD-së, dhe gjithë opozitës. Basha tha se është i vendosur për këtë betejë dhe se brenda 31 majit Reforma Zgjedhore do ketë përfunduar.
Ndërkohë ambasadorja Kim deklaroi se ky diskutim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Fjala/k.b