Braçe nxjerr foto i gjakosur: Gati të dëshmoj krimin shtetëror në zgjedhjet e 1996-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës Kryeministri Erion Braçe ka kujtuar sot zgjedhjet e 26 majit 1996, kohë në të cilën thekson se ka pasur vetëm krim shtetëror dhe asgjë nuk ka qenë si sot.

Në një postim në “Instagram”, Braçe  bën publike një foto të tijën ku shfaqet i gjakosur në fytyrë dhe flet për dhunën e ushtruar, ndërsa shpreh gatishmërinë për të dëshmuar para çdo prokurori për atë që ai e  quan krim shtetëror.

Postimi i Erion Braçes:

Ne #26MAJ1996,

ne votimet e treta parlamentare

qe pas renies se #DIKTATURES;

#PARTIASOCIALISTE

NUK KISHTE ASGJE!

As Presidentin-ai ishte kryetar i PD,

as Kuvendin, as Qeverine, as Policine,

as Ushtrine, as Shik, as Prokurorine,

as gjykatat e shkalles se pare, te dyte-gjykatesit ishin emeruar nga nje shkolle ne Plepa 6 mujore per jurist,

as Gjykaten e Larte-Zef Brozin, kryegjykatesin e kishin perzene me Shik nga Shqiperia, as Gjykaten Kushtetuese-atje kishin vene kryegjyqtar dike qe ish te perndjekurit e rrahur nga PD e shquanin si vegel te eger te ish diktatures;

Nuk kishte as Kryetarin e partise,

Ai kishte tre vite ne nje burg te mirefillte politik;

Nuk kishte as ekonomine,

ajo ishte mirefilli PIRAMIDALE e ndaj saj me zor te madh flisje se nje pjese e popullit qe merrte e jepte leke me fajde, te mbyste kunder kesaj “MIREQENIEJE”; Aaaa po, nuk kishim as TEATER,

ishte bere Bingo Ydhi;

Nuk di nese Budinat punonin aty,

por e di qe ne ate teater fati, te madhin Kadri Roshi e nëmnin si te majte!

Nuk kishte televizione, ishte vec nje, publik e kishte statusin por ne te cilin shfaqej vec partia ne pushtet, Presidenti i saj, Qeveria, nje pjese e Parlamentit dhe Partia Socialiste vetem kur duhej sulmuar.

Lexo edhe :  Kandidati me kokainë në xhep, reagon "Shqipëria Bëhet": Një dozë ishte, jo tonelata

Nuk kishte #Zgjedhje,

por kishte votime mbi baze dhune shteterore, kriminale e barbare,

per shkak te bindjeve politike e zgjedhjes qe beje;

Ne nje KQZ te stermadhe-diku te

20 anetare, PS kishte vetem nje;

Ne komisione votimi, fiks pas ores 8.00 te mengjesit, per shkak te dhunes shteterore PS nuk kishte me asnje anetar, por neper spitale ne kishim plot te tille deri ne mesdite!

UNE JAM DESHMITAR DHE JAM GATI TE DESHMOJ PARA CDO PROKURORI QE DO TE HETOJE KETE KRIM DHE CDO KRIM SHTETEROR MBI TE DREJTEN PER TE ZGJEDHUR E PER TU ZGJEDHUR NE KETE VEND!

Nderkohe, PS kishte shume idealizem, shume fuqi prej idealizmit, bashkim, solidaritet ne cdo moshe, besim e vendosmeri per te mos u dorezuar;

Kishte perfaqesim vendosur me gare, kishte te rinj ardhur nga FRESSH si kandidate, nuk kishte interesa ekonomike e pronesore ate kohe;

Zoteruesit e tyre kishin hyre si anetare ne Piramida-Partia e Madhe Ekonomike e Presidentit, ishin rehat aty!

Kjo eshte #Lista26Maj.k.t/Fjala.al/

https://www.instagram.com/p/CApa8VOndUw/?utm_source=ig_web_copy_link

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare/ Edhe gratë e burgosura të Pojskës do të votojnë

Edhe gartë e burgosura në burgun e Pojskës, do të kenë të drejtë vote. Në zgjedhjet elektorale të 11...

Në udhëtimin e tij jashtë Vatikanit, Papa Leon XIV viziton varrin e Papa Françeskut

Papa Leon XIV, në fronin e Shën Pjetrit, realizoi sot udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Romës. Udhëtimi përfshiu një ndalesë simbolike në...

Ish-ministri socialist bën thirrje publikisht/ Votoni Jorida Tabakun!

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë publikisht thirrje që në 11 Maj të mbështeten me votë dy deputetë aktualë dhe njëherësh kandidatë në 11...

Qindra vëzhgues ndërkombëtarë të shpërndarë nëpër Shqipëri

Një “Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve” do të angazohet më 11 maj për zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. Mes tyre, përfshihen delegacione nga Asambleja Parlamentare...

Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe 275 qendrave të votimit. Pasi ka...

Lajme të tjera

Web TV