Profesori Përparim Kabo shprehet se gjatë 30 viteve të tranzicionit në Shqipëri, ka një keqkuptim me demokracinë, e cila konsiderohet si pushtet i shumicës dhe injorimi i pakicës.
Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se mbizotëron kuptimi klasik dhe modifikimi bolshevik dhe menshevik i saj. “Demokracia nuk shihet si mundësi e gjithëpërfshirës në të drejtën e garantuar me ligj të vetë ndryshimit për çdo qytetar, dhe nuk shihet as edhe si garë e ligjshme dhe e ndershme brenda autoritetit të institucioneve për ndryshimin e drejtimit bazuar në alternativën politike që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Kabo.
Sipas tij, “Pas ardhjes në pushtet si shumicë parlamentare, çdo parti politike shndërrohet në parti-shtete dhe kështu nga monokracia diktatoriale e para 1990s, kemi kaluar në monokracinë e dyfishtë të pas 1990s. Kur je në pushtet nuk mund të thuash, jam unë dhe bëj çfarë mendoj unë, sepse shumica dhe pakica parlamentare kanë kuptim relativ.
Si edhe metonte John Locku, te Traktati mbi Qeverisjen, vendimmarrja shkon në interes të të gjithë qytetarëve pavarësisht për ke forcë politike ata kanë votuar. Nuk ka pra vendimmarrje politike që pëlqehet nga disa dhe nuk konsiderohet mendimi i të tjerëve. Është për këtë arsye që vendimmarrja në disa vende është gjithnjë referendare, pra me demokraci direkte…”
Më tej ai shton se “Dëgjoj së partitë politike po merren me reformën zgjedhore. Ne nuk kemi nevojë për të, ne kemi nevojë të kuptojmë ç’është dhe si funksionon demokracia. Pra jo të ikin ca dhe të vijnë ca të tjerë me të njëjtat keqkuptime dhe keqpërdorime për DEMOKRACINË. …KOHA E RICIKLIMIT TË MBETJEVE PARTIAKE, nuk ka lidhje me interesat demokratike të qytetarëve. Koha për përmbysje, jo thjesht për reforme zgjedhore…”/fjala.al