FIGC, Gravina: Të kthehemi në fushë, futbolli italian i “dogji” 500 milionë

Xhiroja direkte e gjeneruar nga sektori i futbollit vlerësohet në 4.7 miliardë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina raportoi se skuadrat dhe federata kanë humbur të pakltën 500 milionë Euro nga pandemia, e kjo faturë do të rëndohet sëse shteti nuk merr masa konkrete për të rinisur. përballë shembujve negativë që anuluan kampionatin si holanda, apo Franca, ai insiston për nisjen e Serie A.

“Detyra e Federatës është të bëjë gjithçka të mundur për futbollin, duke respektuar gjithmonë shëndetin e secilit protagonist. Duhet të rifillojë sistemi, gjithashtu të parandalohet që kriza ekonomike të rrezikojë, këtë herë në mënyrë të pariparueshme, pasionin e italianëve për këtë lojë të shkëlqyer” tha presidenti i FIGC, Gabriele Gravina. (fjala.al).

“FIGC e ka marrë detyrën e rinisjes me vendosmëri, në mënyrë që Italia të vendosë “në shina’ një sektor të rëndësishëm punësimi si futbolli që ka rreth 100,000 të punësuar, që prodhon emocione dhe që gjeneron të ardhura të mëdha për shtetin italian. Ne kemi punuar në mënyrë të pandërprerë së bashku me Ministrin e Sportit Vincenzo Spadafora, Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Roberto Gualtieri dhe Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, për të krijuar kushtet e sigurisë për rifillimin e kampionateve profesioniste. kështu zbutet rënia e të ardhurave në Itali pasi futbolli ka humbur 500 milionë nga Covid-19” tha Gravina.

Sipas tij, xhiroja direkte e gjeneruar nga sektori i futbollit vlerësohet në 4.7 miliardë euro. Nga kjo shifër, 23% prodhohet nga ligat amatore dhe rinore, nga FIGC dhe ligat e futbollit vijnë 1.1 miliardë euro, ndërsa më shumë se  77% (3.6 miliardë Euro) nga sektori profesional, praktikisht klubet e Serie A, Serie B dhe Serie C.(fjala.al)

Të fundit

Berishës do t’i dalin miliona euro të padeklaruara, do fundoset edhe Flamur Noka…

Juristi Romeo Kara shprehet se një tjetër skandal do të përfshijë ish-kryeministrin Sali Berisha, deputetin Flamur Noka dhe vetë...

Dhëndri i Trump: Rama, politikan i zoti! E ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt!

Pas mbështetjes që mori në Samit nga liderët e europës për mandatin e katërt, një mesazh i fortë vjen edhe nga SHBA. Dhëndri i...

Shehaj reagon pas fitores së 2 mandateve/ Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas suksesit të forcës së tij politike në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Mundësia arriti të sigurojë...

8 mënyra (të provuara) për të patur më shumë fat!

Ndonjëherë duket sikur disa njerëz janë gjithmonë të bekuar me fat. Por a varet vërtet nga rastësia, apo edhe ne luajmë një rol në...

Eurovizioni/ Gjithçka duhet të dini për para finales së madhe, ja kur performon Shqipëria

Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë nga 26 vende do...

Lajme të tjera

Web TV