Ministrja Denaj takim me bizneset: Do ndryshojmë paketën e dytë ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj dhe drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar ditën e sotme takime me bizneset në Tiranë, për të diskutuar me ta për gjendjen në të cilën ata ndodhen dhe problemet që kanë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Bizneset në vendin tonë qëndruan të mbyllur për një periudhë gati 2 mujorëshe, ndërkohë që edhe pas rihapjes ka patur ankesa për mungesë klientele për shkak të kufizime të vendosura për qytetarët. Qeveria shpalli 2 paketa ekonomike brenda 3 javësh, me qëllim dhënien e ndihmës bizneseve në këtë situatë të vështirë që po kalojnë.

Pas takimeve, ministrja Anila Denaj deklaroi se paketa e dytë do të ndryshohet, për shkak se jo të gjitha bizneset që janë përfitues të kësaj pakete kanë arritur që brenda afateve ta marrin pagën, prandaj ka propozuar disa ndryshime procedurale.

Kemi nisur sot disa takime me biznesin kemi filluar nga biznesi i vogël, në rrugën e Elbasanit, të cilët në pjesën më të madhe kanë qenë të mbyllur dhe duke qenë të tillë kanë përfituar nga paketa e parë, për 3 muaj e pagës minimale.

Jo të gjitha bizneset që janë përfitues të paketës së dytë kanë arritur që brenda afateve ta marrin pagën, kemi propozuar disa ndryshime procedurale, të cilat do të tejkalojnë edhe vështirësitë operacionale” tha Denaj.

Ndërsa Delina Ibrahimaj, deklaroi se për muajt mars-prill janë 38 mijë të larguar nga puna, të cilët pavarësisht nëse biznesi nuk aplikon, do të marrin direkt pagën e luftës.

Ne kemi ndjekur me shumë kujdes të gjithë procesin e ankesave të ardhura si nga individët ashtu edhe nga tatimpaguesit , të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë apo përfitojnë nga paketa e dytë.

Ne jemi bërë me dije me numrin total të të larguarve nga puna për periudhën mars-prill i cili është 38 mijë individë, dhe kemi bërë të mundur që këta individë të larguar nga puna për shkak të COVID-19 të përfitojnë nga paga e luftës.

Që nga momenti i miratimit të ndryshimit, drejtoria e përgjithshme e tatimeve do të afishojë në faqen zyrtare të gjithë tatimpaguesit që do të jenë përfitues të këtij ndryshimi, të cilët do të kenë kohë deri më 5 qershor të aplikojnë njësoj si ka qenë procedura e aplikimit për paketën e dytë.

Pas datës 5 qershor bizneset që nuk do të aplikojnë, ne pagën do tua kalojmë direkt në llogari individëve që e përfitojnë nga kjo pagë duke arritur numrin 176 mijë persona”.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për pjesën e dytë të gushtit/ Kur rikthehen reshjet

Sipas të dhënave të dhëna nga kryeministri i vendit Edi Rama, aktualisht janë 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar nga paketa e parë dhe 109 mijë e 664 që kanë përfituar 40.000 lekë nga paketa e zgjeruar.

Këto takime të ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj me bizneset, duket si një kundërpërgjigje e mazhorancës ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, pasi vetë kryeopozitari ka zhvilluar ditët e fundit takime me bizneset duke deklaruar se Qeveria i ka lënë ata në mëshirë të fatit./E.B./Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2971081049641342/?__tn__=kC-R&eid=ARAIQ1rHVNAg2qJuDSw8VYSIumihp6tE4PKwTBRozgLCxIOWkR6dVsspGBdNOJhMw7TtjEeRuDzQ_Azq&hc_ref=ARRN_fK4UzNOmSaNBYZFnJ5dNUYRQBRZWP92ThdEFdff1F7G5qHUCIZb5o334K7wTfs&__xts__[0]=68.ARDO7_6Ea-sp4S0Vp8PX3PJMoGn08vBVk_dwZu0QZKOQ4FBLj3rqZj9znZoeRkXfCCV58nTz_gXMAhPFtyJZF-baMKC01DW5mOiaNrxx-vUNpR6ZOArbiVRYCVqZj_kC7n-VuQwD9iAs9eqvzExc7bxmAnOa5VArr_ygZn3Ml0yMEvNDT9s7EPdyxWXWZ1_A8GPCYAQCwuvgwkDek6ciMlEFIemUPua9O-Y-AHvPIxM8xa-Fwdj68WxD2xWw9Yw5P0PaYZquP8p7S5D9uSSt-QOcpsF-2Azxh_0OSkLp1_dV9u6kDAN0jaXKMa7OWCgZt0e72dww9dYiYuLI7bupQ6YKUXIvJL1Cmm-imPP3YjMIVJDE4K7w_xKvmlc

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV