Një 20 vjeçare ankohet vazhdimisht se po bullohet e ofendohet kudo ku shkon, për shkak të gjoksit të saj, që sa vjen e rritet. Modelja dhe artistja nga Rusia, Anastasia Berthier thotë se ka patur probleme me peshën që moshën 10-11 vjeçare.
Ajo është bulluar prej asaj periudhe. Por situata u përkeqësua nga viti 2016, kur gjoksi i saj u rrit brenda vitit me dy numra. Por teksa gjoksi rritej vazhdimisht, ajo ndjente shikimet e njerëzve në rrugë. Vetëm në 2017, kur ishte 17 vjeç një fotograf e pikasi duke e ndihmuar të nisë një karrierë në modeling.
Bukuroshja ruse sot është një modele e të brendshmeve dhe ka mbi 1 milion ndjekësa në Instagram. Kjo e ndihmoi edhe të çlirohet nga kompleksi I një gjoksi të madh, ndonëse thotë se dëshiron që ta vlerësojnë si njeri dhe jo vetëm për pamjen apo linjat e saj.
Burimi: Mirror, Përshtati: Fjala