Spartak Ngjela posaçërisht për “Fjala”: Opozita e korruptuar nuk e fitoi dot betejën me Amerikën dhe BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela, ekskluzive për gazetën “Fjala”

Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka një histori të vetën. Kjo histori lind bashkë me padrejtësinë shqiptare, e cila ka jetë minimumi, 100-vjeçare.

Që nga momentet e historisë normale të ecurisë së shtetit shqiptar që është viti ‘23 ose ‘24 dhe deri në ditët e sotme, shqiptarët nuk kanë parë drejtësi.

Me përjashtim të muajve të pakët kur qeverisi qeveria Noli – Gurakuqi, Shqipërinë e drejtuan juntat që nuk e pranonin drejtësinë.

Me gjithë përpjekjen që bëri mbreti Zog, drejtësia nuk u vendos dot, sepse akuzat e vrasjes së figurave të mëdha shqiptare i ngarkoheshin Ahmet Zogut.

Ato tani janë provuar. Ky fakt ia prishte mbretit dëshirën për të rivendosur drejtësinë. E dini pse? Sepse, vendosja e drejtësisë arrestonte mbretin për krimet që kishte bërë ndaj kundërshtarëve të tij.

Megjithatë, periudha e monarkisë nuk kishte të krahasuar me gjëmën e madhe që solli Enver Hoxha në Shqipëri: vrau të gjithë intelektualizmin e lartë shqiptar, patriotë të mëdhenj, njerëz që kishin sakrifikuar jetët familjare, para, dhe gjithçka për Shqipërinë, dhe, me një grup të ngushtë njerëzish, ai ngriti padrejtësinë në sistem.

Ky ishte dëmi më i madh historik që u është bërë shqiptarëve, në funksion të drejtësisë. Pas vitit ‘91 shqiptarët shpresuan për drejtësi. Asgjë! Asgjë nuk fituan. Drejtësia mbeti sërisht përrallë e politikës së korruptuar shqiptare, por që nuk mund të krahasohet me padrejtësinë makabër të regjimit komunist.

Tani drejtësia kishte të bënte me tregun, me kapitalin, me dinjitetin njerëzor dhe me personalitetin e njeriut. Të gjithë këtë varg kërkesash të moralitetit të lartë nuk e arriti dot drejtësia shqiptare dhe, shqiptarët notuan edhe për 30 vjet të tjerë në padrejtësi.

Viti 2016 – 2017 ngjalli shpresat për risistemimin e drejtësisë shqiptare dhe politika amerikane e, pas saj, politika e BE-së, e zgjidhën çështjen e drejtësisë shqiptare me kërkesën ultimative që Reforma për Drejtësi të fillonte me reformën në pushtetin gjyqësor.

Kjo reformë u quajt Reforma në Drejtësi, por brenda vetes mbante potencialisht gjithë reformën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që kishte dhe ka pushtuar ende Shqipërinë; skema amerikane e ekspertëve të lartë që u morën me këtë çështje rezultoi e saktë; reformë antikorrupsion në pushetin gjyqësor: në gjykatë dhe në prokurori. Dhe më pas, reformë antikorrupsion në politikën e lartë shqiptare.

Pse kjo reformë antikorrupsion kundër pushtetit gjyqësor duhet të fillonte nga drejtësia? Kjo, sepse korrupsioni i lartë shtetëror, eliminimi i të cilit është domosdoshmëri për ecurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve si komb, nuk mund të kryhej me pushtetin gjyqësor të korruptuar deri në palcë. Reforma filloi, por aktorët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare iu kundërvunë që në fillim; por s’kishin dot forcë.

Në gati dy vjet, nga viti 2016 e deri në vitin 2017, politika amerikane me agresivitet moral e detyroi korrupsionin e lartë shqiptar të votonte Kushtetutën e përmirësuar, ku substancialisht implementohet Reforma në Drejtësi.

Me këtë forcë ajo arriti të marrë lëvizje të tjera të vetting-ut, madje me 140 vota në Parlament, por me një ankth dhe psherëtimë ogurzezë të korrupsionit të lartë shqiptar, që deri tani kupton që nuk po ia fal vetes pranimin kokulur të legjislacionit antikorrupsion në Shqipëri.

Korrupsionit të lartë politik shqiptar të të dy krahëve, ndonëse e dinte rrezikshmërinë e ligjeve që po miratonte, nuk ia mori mendja që politika amerikane dhe ajo gjermane do të rezistonin katër vjet, deri sa ta sillnin reformën në pikën që është sot.

Reforma sot ndodhet në stadin gati përfundimtar: janë eliminuar rreth 60 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve; ka dalë SPAK-u, domethënë Gjykata e Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme.

SPAK-u ishte kolona e dytë e luftës antikorrupsion në Shqipëri; sepse, siç thamë, kolona e parë e kësaj lufte ishte Reforma në Drejtësi. Reforma në Drejtësi në stadin që erdhi në vitin 2019 i dha mundësinë reale krijimit të SPAK-ut; por krijimi i SPAK-ut futi drithmat e mëdha te korrupsioni i lartë shtetëror.

Lexo edhe :  Spiropali:“Dikur një fjetinë, sot një pushtet i së bukurës falë punës së Erionit”

Treshja e madhe korruptive: Berisha, Meta dhe Basha e ndien se tani duhej të shpëtonin, jo duke bllokuar reformën, por duke destabilizuar Shqipërinë. Partia Demokratike, si pasojë e agresivitetit të tyre jopolitik, por individual, doli nga Parlamenti; iu drejtua shqiptarëve për kryengritje; solli vazhdimisht nëpër protesta për rreth dy muaj rresht nga 20000 – 30000 persona, dhe kërkoi me ata të krijonte destabilizimin e Shqipërisë.

Por, politika amerikane me forcë të jashtëzakonshme i shkatërroi, duke përkrahur në këtë betejë mazhorancën aktuale, Ministrinë e Brendshme dhe Policinë shqiptare.

Revolucioni Berisha u shkatërrua, por opozita nuk ishte më në Parlament, në një kohë që brenda ligjit të zëvendësimit, politika amerikane, me interesim dhe përkrahje të veçantë, e shpëtoi Parlamentin shqiptar me zëvendësuesit që vinin nga listat e partive opozitare shqiptare.

Parlamenti i ri nuk pati më asnjë pengesë për të vijuar ligjet, në funksion të Reformës në Drejtësi dhe reformës antikorrupsion, për krijimin e SPAK-ut. Kjo ishte gjendja në vitin 2020 që erdhi në Shqipëri, në funksion të reformës antikorrupsion.

Opozita e korruptuar nuk e fitoi dot betejën me Amerikën dhe BE-në, të cilat morën përsipër të vendosnin moralitetin në drejtësinë e shtetit shqiptar. Të korruptuarit janë të trembur, por midis tyre më mendjelehti dalloi të ishte presidenti Meta.

Injorant që nuk di asgjë nga shteti, i çorientuar në logjikë, që nuk arriti të kuptonte se forca e tij nuk e mposhtte dot shtetin shqiptar, nëse mazhoranca aktuale nuk bëhej me të. Mazhoranca aktuale nuk u bashkua kurrë, dhe Meta i revoltuar dhe i trembur nga afrimi i procesit penal kundër të korruptuarve të mëdhenj në Tiranë, mori iniciativën e vet që të bridhte nëpër Shqipëri si “cjapi në shkretëtërirë”. Brenda kësaj çoroditjeje mendore, ditët e fundit presidenti shqiptar, që realisht është një noter pa asnjë forcë politike, mendoi se mund të thyente politikën perëndimore në Tiranë dhe, sidomos, politikën amerikane. Por, interesi i tij nuk është më një kërkesë politike për pushtet, por një kërkesë e paligjshme për të ruajtur paratë dhe pronat e fituara nga korrupsioni.

Në këtë gjendje e konstatojmë edhe naivitetin antiamerikan të Metës, sepse nuk ka mbështetës. Pikërisht për këtë fakt, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka dy ditë që i kujton Metës se: “me reformën jemi ne dhe kërkesa e popullit shqiptar”.

Kjo është stilemë shumë e bukur diplomatike, e cila do të hyjë në historinë politike të Shqipërisë, sepse ambasadorja me shumë elokuencë dhe humor të zi, i thotë presidentit që populli shqiptar nuk është me ty, që ju zoti president nuk jeni me popullin shqiptar, se populli shqiptar, zoti president, kërkon drejtësi dhe është me reformën tonë për drejtësinë shqiptare.

Ky është konteksti i stilemës së madhe diplomatike të ambasadores amerikane, por, a e kupton dot Meta këtë? Meta nuk e kupton dot, por ai e ndien nga agresioni i paluajtur që i vjen nga frika e humbjes.

Në funksion të të gjithë kësaj që thamë, na duhet të theksojmë se shqetësimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim, për një komplot apo bashkëpunim kundër Reformës së Drejtësisë, mendoj se e ka dhënë rezultatin e saj pozitiv, sepse tani mazhoranca parlamentare dhe opozita parlamentare e kanë të qartë që Reforma në Drejtësi që drejtohet nga Uashingtoni është vullnet i popullit shqiptar.

A do ta provojë rrjedha historike e Shqipërisë këtë konkluzion?  Unë jam i bindur se historia e Shqipërisë në ecurinë e saj do të provojë plotësisht gjykimin që dhamë më lart: Reforma në Drejtësi, që vjen me ndihmën e politikës amerikane, është vullnet i popullit shqiptar.

 

Të fundit

Partizani e nisi me shtatë shqiptarë nga Kosova derbin me Tiranën

Kosova në vitet e fundit ka arritur të zhvillojë akademi shumë cilësore nga të cilat dalin plot futbollistë cilësorë. Sakaq,...

Vetëvendosja kryeson me 41%! KQZ numëron mbi 93% të votave

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë. Deri më tani janë numëruar 2362 kuti nga...

Marrëdhënie me “Sugar Mama”? Albi i ‘Përputhen’: Donin të më vinin qaforen e qenit

I ftuar në “Live From Tirana” ishte një nga konkurrentët e “Përputhen”, Albi Buzali. Ai ka folur për eksperiencën e këtij në këtë format...

Tërmetet në Santorini, ekspertët tregojnë sa do të zgjasin lëkundjet sizmike në ishull

Lëkundje të shumta sizmike kanë pushtuar Santorinin si dhe 3 ishujt e tjerë përreth. Lëkundjet më e forte ishte ajo me magnitudë 5.0 mbrëmjen...

Arrestohet me kërkesë të SPAK, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion...

Lajme të tjera

Web TV