Vrau me thikë përpara të atit 7-vjeçaren, del në gjyq me videocall shqiptarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarja Eltiona Skana, e cila akuzohet se ka vrarë një vajzë 7-vjeçare në Britani do të dalë sot përpara gjykatës.

30-vjeçarja ka dalë para gjyqit përmes një videoje nga një spital psikiatrik i sigurisë së lartë raporton BBC. Ajo goditi me thikë 7-vjeçaren, Emily Jones  para të atit të saj ndërkohë që ajo po luante në Queen’s Park, Bolton më 22 mars të 2020 në Ditën e Nënave.

Sipas mediave britanike bëhet me dije se vogëlushja i kaloi pranë, në një stol ku 30-vjeçarja shqiptare po qëndronte, e në këtë moment ndodhi sulmi që rezultoi fatal për Jones dhe mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Shqiptarja u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza ndërroi jetë pak më vonë. Sulmi mësohet se ishte i paprovokuar dhe babai i vajzës së vogël ishte dëshmitar i ngjarjes së rëndë. 30-vjeçarja po mbahet në paraburgim ndërkohë që ka rezultuar se ka probleme me shëndetin mendor, ndërsa gjyqi vijon ende.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Proteina “magjike” që zgjat jetëgjatësinë dhe ngadalëson procesin e plakjes

Prej kohësh, shkencëtarët kanë qenë në kërkim të “burimit të rinisë”, i cili mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë...

E papritur! Albin Kurti shkarkon nga detyra zv. ministrin Arbër Vokrri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ky vendim vjen...

KQZ certifikon rezultatet e katër qarqeve Vlorë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet për 4 qarqe të tjera të vendit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në seancën e sotme publike (23...

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me të, para se të nisej...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Lajme të tjera

Web TV