Kapen me 4 ton marijuanë, ja kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali (emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

9 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë, janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni të koduar “San Silvestro”.

Grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike ranë në prangat e policisë pasi ishin bashkëpunëtorë në trafikimin e 3750 kilogramë marijuanë, 50 kilogramë hashash, 1 kilogram kokainë dhe 1 kilogram heroinë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë Geraldo Ismailaj, 42 vjeç; Alban Limaj, 32 vjeç; Erfan Bajrusi, 24 vjeç dhe Alvaro Aliaj, 28 vjeç.

Ndërkohë theksohet se për 5 nga të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për 4 të tjerë “arrest shtëpie”.

Nga mediat mësohet se grupi e siguronte drogën në Shqipëri dhe më pas transportohej drejt Italisë, ku edhe fillonte shpërndarja nga anëtarët e grupit kriminal.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund të mbajë...

1950: Dezertimi tronditës i Martin dhe Mitchell në kulmin e Luftës së Ftohtë

Në verën e vitit 1950, ndërsa bota ndahej në dy kampe armiqësore dhe çdo fjalë e thënë në heshtje kishte peshën e një lufte...

Parashikimi i motit për sot, 25 qershor 2025

Do të vijojnë valët e nxehta afrikane ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të...

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën gjigantët gjermanë me rezultatin 1-0...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Lajme të tjera

Web TV