Shqipëria gjendet në një situatë politike të trazuar prej një periudhë kohe relativisht të gjatë.
Por mesa duket për kryetarin e Kuvendit Gramoz Rucit ka ndryshuar gjithçka kur ka parë ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Juri Kim.
Diplomatja Kim ka shkuar paraditen e sotme në zyrën e kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi për të diskutuar mbi ecurinë Reformën në Drejtësi, procesit të integrimit evropian te Shqipërisë dhe mbi Reformën Zgjedhore.