Si do bëhet votimi që nuk vjedh dot votën? Video

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjedhja e votës është thembra e Akilit për një process zgjedhor në Shqipëri. Por si do shmanget dhe sa siguri ka PD në këtë process?  Oerd Bylykbashi në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU  në Grupin Mediatik “FJALA” ka shpjeguar se si do funksionojë votimi biometrik.

 -Na shpjegoni si do funksionojë votimi elektronik?

-Shumë thjesht, paisja është shumë e thjeshtë. Sot është në përdorim tepër të gjerë dhe është e zbatueshme.

-Sa kushton?

-Nuk e dimë ende por duhet të kemi parasysh që është një paisje që përdoret për shumë palë zgjedhje. Kjo është pjesa e identifimit biometrik.

-Si bëhet konkretisht?

-Zgjedhësi vjen në qendrën e votimit me kartën e identitetit ose me pasaportën biometrike. Karta kalon si në kufi, te policia, të nxjerr në ekran, e sheh komisioni jo vetëm emrin por edhe fotografinë e zgjedhësit. Kjo kartë aktivizon të dhënat ekzistuese dhe në vend të firmës, zgjedhësi vendos gjurmën e gishtit. Nëse dikush guxon të vendosë gjurmën e gishtit dy herë, nuk e lejon makineria. Kjo zgjidh votimin në emër të personave që janë aty. Votimi elektorin prodhon dhe numërimin e menjëhershëm./Fjala/k.b

https://www.youtube.com/watch?v=Rlj6EUUccSo

Të fundit

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna,...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka sjellë jo vetëm ankth e pasiguri mes...

Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV