Arrestohet një 33-vjeçar në Durrës, zbulohet arsyeja pse (detaje)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 33- vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Shtetasi me inicialet B.A, ishte duke drejtuar automjetin tip “Opel” kur u ndalua në lagjen nr.17 në Durrës dhe pas verifikimeve u arrestua nga Policia.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.A.,33 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17,Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV