Kërkesa për dorëheqje, reagon Ardi Veliu: Ishte keqkuptim, po sulmohet Policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka reaguar pas furisë që ka shkaktuar në rrjetet sociale justifikimi që ai i bëri dhunës së punonjësve të policisë ndaj një 15 vjeçari.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, Veliu përdori videon e nënës së 15 vjeçarit, e cila mbante një armë në dorë, për të treguar se djali i dhunuar nga policia vinte nga një familje me probleme. Më pas, video e Zaida Çobos rezultoi se ishte pjesë e xhirimit të një filmi dhe se arma ishte lodër.

Partia Demokratike dhe shumë personalitete të jetës publike në Shqipëri po kërkojnë dorëheqjen e Veliut, por ky i fundit thekson se detyrën e Drejtorit të Policisë e ka mbajtur “dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona”.

Numri 1 i Policisë së Shtetit nuk sqaron përse përdori një video filmi kundër familjes së djalit të dhunuar, por kërkon ndjesë nëse “kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!”

Sipas Veliut, kritikat që po drejtohen ndaj tij janë kritika dhe sulme ndaj Policisë së Shtetit.

Reagimi i plotë i Ardi Veliut

Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.

Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.

Lexo edhe :  Arrestimi i kandidatit në Sarandë, avokati: Personat ia dhanë për denigrim para zgjedhjeve

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.

Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet.

Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.

Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.

Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.

Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krim” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.

Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!

/Fjala.al

s.k

Të fundit

Ermonela Felaj, kandidatja që i duhet Tiranës për një parlament të vlerave dhe jo zhurmës

Ermonela Felaj Valikaj, një emër i njohur në politikën shqiptare, është kandidate për deputete në qarkun e Tiranës në...

LaCivita ka një mision të pamundur në Shqipëri, Rama merr 78 mandate

Corriere della Sera Ekipi i Trump po përpiqet të ndryshojë kursin politik të Shqipërisë, e cila shkon në zgjedhje të dielën(11 maj). Favoriti për t’u...

Lapaj i përgjigjet Taulant Ballës: E keni provuar disa muaj, por nuk më shantazhoni dot

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka zhvilluar një takim elektoral në Drenovicë të Beratit. Lapaj nuk ka folur drejtpërdrejt për arrestimin e kandidatit...

Rama: Fieri është kryeqyteti i socialistëve! I kemi dhënë dinjitet flamurit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Fierin si takimin e fundit elektoral për sot. Rama: "Është një det kuqezi dhe s’ka si të jetë ndryshe sepse Tirana...

VIDEO: Tifozët e Real Madridit falenderojnë Interin për eliminimin e Barcelonës

Tifozët e Real Madridit duket se po prisnin me padurim disfatën e Barcelonës në Champions League. Disa prej tyre falenderuan publikisht Interin që skualifikoi katalanasit...

Lajme të tjera

Web TV