Moisi Habilaj lë qelinë e burgut, Apeli në Itali i cakton arrestim shtëpiak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka lënë qelinë e burgut në Itali shqiptari Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas mediave italiane  ai do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në Siçili. Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj akuzohen për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë në Itali.

Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpunëtorë bashkë në trafik droge. Të dy kanë procese gjyqësore të hapura në dy shtete të ndryshme nga njëri- tjetri.

Grupi Habilaj akuzohet nga drejtësia italiane se ka transportuar drogë me vlerë 20 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë.

Avokatët e tij Maria Caltabiano e Francesco Strano Tagliareni apeluan vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Pas 954 ditë burg, Moisi Habilaj ka lënë qelinë./b.b/fjala.al

 

Të fundit

Komisioni Europian: Nëse Rusia do realisht armëpushim, ta bëjë tani! Mbështetje për paqen

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Giper, tha se Ukraina e ka pranuar armëpushimin pa kushte që prej më shumë...

Shehaj-Lapaj, gara është e ethshme, por sistemi zgjedhor mund t’i dënojë më 11 maj

Sipas sondazheve të ndryshme, Agron Shehaj me "Mundësinë" dhe Adriatik Lapaj me "Shqipëria Bëhet" duken se kanë shanse reale për të fituar mandate në...

“11 maji takim me historinë”, Rama takim me të rinjtë e Fierit: Kemi ekipin më të ri!

Kryesocialisti Edi Rama po vijon turin e tij elektoral në qarkun e Fierit ditën e sotme (29 prill). Takimi i radhës ka qenë me...

Gjysmëfinalet e Champions League fillojnë sot, Arsenali pret PSG! Arteta: S’jemi favoritë

Këtë mbrëmje, në orën 21:00, në "Emirates Stadium", Arsenali dhe PSG-ja do përballen në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Ky takim i tyre do...

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton tregun

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That Will Fall First As...

Lajme të tjera

Web TV