Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Itali, kur për pasojë kanë humbur jetën dy vajza, Claudia Marioli dhe Giulia Vangelisti, 20 dhe 21 vjeçe. Aksidenti ka ndodhur në autostradën që lidh Esinen me Darfo Boario Terme në Brescia.
Makina tip “Opel Corsa” me të cilën po udhëtonin dy të rejat u përplas me një automjet tip “Audi” me pesë shqiptarë në bord, të cilët gjithashtu mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.
Në mjetin “Audi” ishin pesë punëtorë shqiptarë që sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po ktheheshin në shtëpi. Katër prej tyre mësohet se janë të moshës midis 30 dhe 40 vjeç./E.B./Fjala.al