Protestat për George në SHBA/ Ekzekutohet me armë një 19-vjeçar në Minesota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demonstratat për vrasjen e George Floyd në SHBA kanë dalë nga kontrolli, duke bërë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Një 19-vjeçar u vra me armë zjarri , ndërsa një gazetar i CNN u prangos nga policia në protestat, për vrasjen e të riut me ngjyrë nga një agjent i policisë në Minneapolis. 19-vjeçari u qëlluan pas një breshërie plumbash në Sheshin Cadillac, ngjarje për të cilën policia ka arrestuar një 17-vjeçar.

Demonstratat  kanë nisur në Atlanta, Nju Jork, Detroid dhe në Washington para Shtëpisë së Bardhë,  ndërkohë bëhet thirrje që të ngrihen kundër shtetit të gjithë qytetarët, ndërsa Pentagoni,  po bën gati ushtrinë raporton CNN.

Në Minneapolis, në qytetin ku ndodhi ngjarje e rëndë, rreth 1.000 njerëz marshuan fillimisht në mënyrë paqësore përgjatë autostradës kryesore, por më pas situata degradoi. Njerëzit filluan të qëllonin me gurë dhe të hidhnin shishe në drejtim të policisë.

Ndërkohë Guvernatori i shtetit të Minesotës, Tim Walc ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke urdhëruar ndërhyrjen e Gardës Kombëtare.

Situata u përshkallëzua edhe më shumë pas arrestimit të gazetarit të CNN, Omar Jimenez, i cili më pas u la i lirë.  Gazetari u arrestua gjatë një transmetimi live nga vendi ku po zhvillohen protesta në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga policia u sekuestrua edhe kamera e medias prestigjioze që ishte duke vazhduar xhirimin live edhe gjatë arrestimit. Policia tha se ai është arrestuar pasi nuk është larguar nga edhe pse i është kërkuar një gjë e tillë.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV