Përdhunoi 15-vjeçaren/ Dalin fotot e 65-vjeçarit, roje i shkollës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi që shihni në fotot e siguruara nga Fjala.al është Abaz Doku, 65-vjeçari i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Policia e Tiranës ka pasur prej kohësh informacione se Abaz Doku abuzonte me të mitur, madje është shoqëruar disa herë në komisariat, por kanë munguar provat. Ndërsa vetëm ditët e fundit është arritur të sigurohen prova rreth ngjarjes dhe të arrestohej.

I pari që ka abuzuar seksualisht ka qenë i moshuari, i cili e përndiqte për një kohë të gjatë duke i thënë se do t’i shkruante ne muret e shkollës emrin e saj dhe fjalë ofenduese për të, në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të moshuarin. Ai e ka filmuar dhe më pas ka vijuar shantazhi dhe më pas abuzimi seksual nga tre nxënës të tjerë të shkollës ku studionte vajza.

Rasti është denoncuar dy muaj pas fillimit të abuzimit dhe sot kanë vepruar uniformat blu.

Të 4 abuzuesit përfunduan në pranga, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim./r.g/Fjala.al

Të fundit

Shqipëria përballë krizës së së vërtetës – Një reflektim qytetar

Shqipëria sot ndodhet në një udhëkryq të vështirë, ku qytetarët e zakonshëm përballen çdo ditë me një realitet të...

Zelensky: 10 të vdekur nga sulmet ruse, Putini po poshtëron paqen

“Makina e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për të mbajtur presionin mbi Ukrainën...

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Lajme të tjera

Web TV