Covid-19/ Dita e para pa masa kufizuese për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1 qershori është dita e parë që në vendin tonë nuk ka më ndarje midis zonave të kuqe dhe atyre të gjelbra. Pas lirimit të masave në ato qytete ku nuk kishte asnjë rast me koronavirus, e më vonë të atyre vendeve që nuk po shënonin të prekur të rinj, sot është dita e parë ku i gjithë vendi është i lirë.

Tashmë mund të bëhet lëvizja me mjetet në të gjithë Shqipërinë pa pasur nevojë për leje të posaçme për lëvizje midis qyteteve të quajtur zona të gjelbra dhe atyre të cilësuar si zona të kuqe.

Nuk do të ketë më kufizime të orareve të lëvizjes, apo të qëndrimit hapur të bizneseve, ndërsa nuk është e ndaluar më që në një automjet të jenë më shumë se dy persona.

Baret dhe restorantet mund të qëndrojnë hapur tashmë në fashë-oraret që kanë përdorur përpara karantinës, ndërsa vijon të qëndrojë në fuqi masa e hapjes vetëm të ambienteve jashtë të tyre.

Ndërsa do të vijojë të jetë i mbyllu transporti publik dhe nuk do të lejohen organizimi që mbledhin shumë njerëz në një vend si aktivitetet sportive, kinematë si dhe festimet familjare që grumbullojnë shumë persona bashkë.k.t/Fjala.a/

Të fundit

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të...

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në...

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa...

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana...

Lajme të tjera

Web TV