Izraeli si argument i rrejshëm për zgjedhje të reja në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Muhamet Hamiti

Avokatët e zgjedhjeve të reja në Kosovë, kundërshtues të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që i jep të drejtën shumicës parlamentare të bëjë qeveri, mbas dështimit të fituesit të zgjedhjeve (VV-së, që përbën pakicën parlamentare me më pak se një të katërtën e ulëseve në Kuvend), flasin për ‘shkelje të vullnetit të popullit’ (sic) dhe përmendin Izraelin si vend që ka bërë tri palë zgjedhje në vitin e fundit (prill 2019 – mars 2020) para se të formonte qeverinë.

Në fund, mbasi asnjëri nga blloqet fituese në Izrael nuk ia doli të siguronte 61 vota për të formuar qeverinë mbas tri palë zgjedhjeve, ata bënë qeveri të unitetit kombëtar, me një marrëveshje të çuditshme, me kryeministra që do të ndërrohen me rotacion.

Ndonëse Kosova dhe Izraeli kanë ngjashmëri, për sa u përket sistemeve zgjedhore (të dyja kanë parlamente 120-anëtarëshe të zgjedhur me sistem proporcional, me një njësi zgjedhore në gjithë vendin), krahasimet që bëjnë avokatët e sipëpërmendur nuk qëndrojnë. Pse? Izraeli u detyrua të bënte zgjedhje të reja mbasi thjesht asnjëra palë nuk mundi ta siguronte shumicën parlamentare prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë. Po të mund ta siguronte, cilado palë do ta bënte qeverinë që pas zgjedhjeve të prillit të vitit 2019, në Izrael.

Ja si ka shkuar lakorja e rezultateve dhe si ka rrjedhur puna në Izrael në vitin e fundit elektoral.

Në zgjedhjet e prillit të vitit 2019, të dyja partitë/koalicionet fituese (Likud dhe Kaltër e Bardhë) dolën me numër të njëjtë të ulësesh në Parlament (nga 35 në Parlamentin 120-anëtarësh), ndonëse Likud-i i Benjamin Netanjahut kishte një epërsi të lehtë në përqindje (26,46% kundrejt 26,13 të koalicionit të Beni Ganxit).

9 prill 2019

Likud Benjamin Netanyahu 26,46% 35

Blue and White Benny Gantz 26,13% 35

Mbasi asnjëra palë nuk mundi t’i siguronte numrat (61 deputetë) për formimin e Qeverisë, u vendos të mbaheshin zgjedhje të jashtëzakonshme, në shtator të vitit 2019. Parlamenti e shpërndau veten, për herë të parë në histori, para se të formohej qeveria, dhe vendosi për zgjedhje të reja në shtator.

Lexo edhe :  Humbja shqiptare e LaCivitas dhe fryma botërore anti-Trump

Në këto zgjedhje, lideri i opozitës Beni Ganx (i koalicionit Kaltër e Bardhë) doli përpara, fitoi një ulëse më shumë se Likud-i i kryeministrit në detyrë, Bejnamin Netanjahut.

17 shtator 2019

Blue and White Benny Gantz 25,95% 33

Likud Benjamin Netanyahu 25,10% 32

Mbasi as pas këtyre zgjedhjeve asnjëra palë nuk ia doli të siguronte shumicën prej 61 deputetësh për formimin e qeverisë, zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme u bënë të paevitueshme.

Në zgjedhjet e marsit të këtij viti, Likud-i i Netanjahut doli i pari, me tre përqind më shumë dhe 3 deputetë më shumë se rivalët Kaltër e Bardhë të Beni Ganxit.

2 mars 2020

Likud Benjamin Netanyahu 29,46% 36

Blue and White Benny Gantz 26,59% 33

Mbasi edhe pas këtyre zgjedhjeve parlamentare, të tretave brenda një viti, as kryeministri Benjamin Netanjahu as lideri i opozitës Beni Ganx nuk mundën të siguronin shumicën në koalicione me parti më të vogla, vendosën ta zhbllokojnë situatën politike dhe të bëjnë një Qeveri të Unitetit Kombëtar ndërmjet vete.

Sipas marrëveshjes për Qeverinë e Unitetit Kombëtar, Kryeministria do të mbahet me rotacion. Kryeministri në detyrë dhe fituesi i zgjedhjeve u bë kryeministër, ndërsa Beni Ganxi mori detyrën e kryeministrit alternativ deri në nëntor të vitit 2021. Në atë kohë Ganxi do të bëhet kryeministër, ndërsa Netanjahu kryeministër alternativ.

Parlamenti izraelit (Knesset) prej 120 deputetësh zgjidhet nëpërmjet sistemit zgjedhor proporcional me lista të mbyllura. Pragu zgjedhor në Izrael është 3,25%. Izraeli ka vetëm një njësi (zonë) zgjedhore.

Në Izrael janë organizuar tri palë zgjedhje për një vit, mbasi asnjëra palë nuk ia ka dalë të krijojë shumicë parlamentare me 61 deputetë. Edhe Kosova do të detyrohej të organizonte zgjedhje, po qe se askush nuk do t’ia dilte të krijonte shumicë parlamentare prej së paku 61 deputetësh për të formuar qeverinë.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV