Kosova rihap kufijtë tokësorë, rregullat që duhet të zbatojnë personat që shkojnë atje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme Kosova ka rihapur kufijtë tokësorë që qëndronin të mbyllur që më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria në detyrë e Kosovës e mori këtë vendim të dielën, dje, dhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se janë rihapur kufijtë në Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinë dhe Dheu i Bardhë raporton rel.

Autoritetet vendosën që të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe që kanë rezultuar negativ për testin e koronavirusit, jo më shpejt se para katër ditëve,  të mos u nënshtrohen procedurave të vetizolimit. Ata që nuk kanë bërë këtë test, do detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë.

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,083 raste me koronavirus, prej tyre 843 janë shëruar, ndërsa 30 kanë vdekur.

Kosova ka nisur lehtësimin e masave të izolimit me faza që prej 4 majit.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV