Mustafa Nano: Ilir Meta më 2 mars….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Mustafa Nano ka analizuar manifestimin e Presidentit Ilir Meta më dy mars të këtij viti për atë që ai e quajti mbrojtje të Kushtetutës. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për Grupin Mediatik “FJALA” Nano u shpreh se Meta bëri një protestë impresionante.

 -Vijmë te qëndrimi që ka mbajtur presidenti Meta gjatë kësaj kohe, duke qenë një opozitar shuëm i fortë, edhe pse është President i Republikës ka disa qëndrime shumë të forta ndaj Edi Ramës, mazhorancës, në mbrojtje të Kushtetutës thotë ai.

-Si mund të mbash qëndrime partizane në mbrojtje të Kushtetutës, në një kohë kur Kushtetuta e përcakton qartë se Presidenti është simbol i unitetit kombëtar.

-Po kur venë punët çorap, çfarë duhet të bëjë Presidenti?

-Nuk është Presidenti albitri tani. Meta dhe Basha kishin ndërmend ta sabotonin reformën.

-Si e provoni këtë?

-Gjatë gjithë kohës e ka sabotuar. Gjatë gjithë kohës kanë këmbëngulur që kjo është një reform sepse do Edi Rama të marrë sistemin. Ai sot e ka marrë sepse Basha dhe Meta nuk bënë asnjë përpjekje. Nuk shprehën asnjëherë nevojën që ka nevojë rë reformohet sistemi i drejtësisë.

-Në dy mars e tronditi mirë Meta.

-Protestë impresionante ishte po nuk e di, nuk është se impresionohem shumë nga protestat. Nuk më pëlqen tendenca e opinionit publik shqiptar që ka për ta veçuar Metën. Kjo është broçkulla më e madhe. Meta është si gjithë të tjerët. Nëse është veçuar ndonjëherë është veçuar për shkak të pakujdesive të veta, po Meta nuk bën diferencën./Fjala.al/k.b

https://www.youtube.com/watch?v=nOeDjJPISHM

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV