Kanë rezultuar pozitiv me koronavirusi familjarët e një punonjëseje të Kadastrës në qytetin e Durrësit e për pasojë është frikësuar i gjithë stafi, por jo vetëm.
Menjëherë pas daljes së rezultateve punonjësja është vetëkarantinuar në pritje të rezultatit të tamponit, ndërkohë që frika te stafi i saj i ngushtë është e madhe.
Më tej bëhet me dije se në Kadastrën e Durrësit ka nisur sot në mëngjes dezinfektimi i të gjitha ambienteve, ndërsa pritet që të merren tampone punonjësve të tjerë.k.t/Fjala.al/