Truproja foli për sekretet e veset e tyre, Kim dhe Kanye ngrenë padi: Duam 10 mln $

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë kërcënuar ish truprojën e tyre me një padi multi miliona dollarë-she, pasi ai i ekspozoi për publikun muajin e shkuar, me sekretet familjare që rrëfeu.

Kim 39 vjeç dhe Kanye, 42 vjeç, kanë ngritur një padi ndaj ish bodyguardit të Kanye, Steve Stanulis, i cili sipas tyre raporti sekretet e tyre duke i transformuar ato si dhe duke shkelur marrëveshjen e privatësisë, firmosur sapo u kontraktua prej tyre.

Stanulis, i cili ishte pushuar nga puna që në vitin 2016 nga rreperi amerikan, tha se i duhej ti bindej rregullave absurde dhe qesharake të këngëtarit ndërsa e përshkroi çiftin Kardashian-West si njerëz të urryeshëm e me të cilët askush nuk duhet të shpenzojë as edhe 1 minutë kohë.

Siç raporton Daily Mail, Kim dhe Kanye nuk e kanë specifikuar në padi se për cilën pjesë truproja ka gënjyer e për cilën ka thënë të vërtetën por kërkojnë dëmshpërblim për prishje të imazhit, në shumën e 10 milionë dollarëve, për shkeljen e marrëveshjes së privatësisë.

Edhe në 2016, ata kërkuan që Stanulis ti kërkonte falje publike për deklaratat e bëra në adresë të tyre. Stanulis është një ish oficer i Policisë së Nju Jork dhe kohët e fundit është bërë pjesë e projekteve televizive si “The Sopranos” dhe “I now pronounce you Chuck and Larry”.

Edhe muajin e kaluar, në një intervistë, ai foli gjatë për veset më të këqija të këngëtarit Kanye West dhe bashkëshortes së tij, ndërsa theksoi se ata të dy paguajnë paparacët që ti filmojnë e fotografojnë kudo që shkojnë./fjala.al

Të fundit

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!

Miley Cyrus gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show” foli për frikën shëndetësore me të cilën...

Shqipëria voton Francën për të udhëhequr Rrjetin Evropian të Inspektimeve të Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku...

Droni i Policisë kap ‘mat’ 28-vjeçarin në Thumanë duke u kujdesur për serën me kanabis

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Thumanë të Krujës, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Koordinata”. Përmes një njoftimi,...

Si e kam njohur unë Artan Lamen

Ulsi Manja Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 – por...

E rëndë në Tiranë/ Italiani ndërron jetë pas ndërhyrjes në një klinikë dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më...

Lajme të tjera

Web TV