VIDEO/ Shoferi i kamionit tenton të shtypë protestuesit në SHBA, por ja çfarë i ndodh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoferi i një kampioni cisternë është futur në mes të turmës së njerëzve që po protestonin pas vrasjes së George Floyd nga një polic, i cili i mori frymën duke i vendosur gjurin në fyt, dhe ka tentuar që t’i shtypë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën I-35W të Minneapolis ku kamioni ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim qytetarëve që ndodheshin aty.

Nga autoritet bëhet me dije se kamioni nuk e ka goditur asnjë demonstrues, por ai është ndalur më pas nga turma, të cilët e kishin rrethuar raporton NBC NEWS.

Shofer i kampionit ishte 35-vjeçari Bogdan Vechirko, të cilin e nxjerrin nga kabina dhe e rrahin në mes të rrugës.  Protestuesit e dhunuan deri në momentin që e dorëzuan te policët që kishin dalë në vend të ngjarjes për të mbajtur situatën nën kontroll.

Shoferi i kamionit është arrestuar dhe më pas është dërguar në spital për trajtim pas lëndimeve trupore që i kishte marrë nga protestuesit. Motivet e shoferit nuk dihen, por gjykuar nga pamjet ai kishte për qëllim të shtyp turmën që ishte mbledhur.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Studentët, të ardhurat nga familja ose puna

Jeta universitare ka jo pak  shpenzime, për këtë arsye një pjesë e studentëve kanë zgjedhur të punësohen dhe të...

“Chris e luajti mendsh Ramën”, Këlliçi: Shqiptarët e braktisën tallavanë

Kandidati për deputet në radhët e demokratëve, Belind Këlliçi falënderoi qytetarët e Tiranës që një ditë më parë mbushën sheshin Nënë Tereza, teksa ditën...

“Berisha, program si presidentët Reagan dhe Trump”/LaCivita: 12-vitet e Ramës një dështim

Konsulenti amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve, gjatë...

PD prezanton programin elektora në ‘Pallatin e Kongreseve’/ LaCivita krah Berishës

Partia Demokratike dhe koalicioni i saj “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, po prezanton sot (12 prill) programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Një ditë më parë...

VIDEO/ LaCivita i shoqëruar nga Mediu, mbërrin në Konventën e PD për programin elektoral

Konsulenti i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita, pasi ishte i pranishëm në hapjen e fushatës zgjedhore një ditë më parë, do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV