Ahmetaj: Nisin aplikimet për garancinë e dytë sovrane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisin aplikimet për garancinë e dytë sovrane, huatë që mund të marrin bizneset nga bankat me garant shtetin për kapitale qarkulluese. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e planit kombëtar të rimëkëmbjes, Arben Ahemtaj.

“Për instrumentin e parë të garancisë sovrane janë miratuar deri 309 aplikime me një  vlerë 40 milionë dollarë dhe do të vazhdojë. Ndërkohë garancia e dytë sapo ka nisur, pra me ditë është dhe janë që tani disa dhjetëra aplikime në 12 banka. “Para se ta mbyll, e theksoj që e gjithë përpjekja jonë dhe plani ynë ekonomik nuk do të sigurojë thjesht dhe vetëm që ne mos të kthehemi te 2012-a, por do të garantojmë me reforma, investime publike dhe politika ekonomiko- financiare të suksesshme që të konvergohemi me rritjen e parakrizës në krye të 2 apo 3 viteve, dhe jo ashtu siç përcaktojnë institucionet ndërkombëtare, në krye të 5 viteve.” – tha Ahmetaj.

Gjatë konferencës për shtyp, nga Kryeministria, Arben Ahmetaj foli edhe për vlerësimin e Bankës Botërore për impaktin e mundshëm ekonomik e social. Ahmetaj u shpreh se shumë shpejt qeveria do të ketë planin e qartë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ai shtoi se vendi ka marrë një goditje të fortë, pasi ekonomia ka pësuar rënie dhe nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nga pandemia.

“Sipas stimulimeve, vlerësohet se shkalla e varfërisë mund të rritet me 40%, për të shkuar me skenarin e parë, por ajo që mund të ishte më keq mund të ishte 44%. Po dua t’i kujtoj Shqipërisë që në vitin 2012 nuk kishte krizë, por keqmenaxhimi nga qeveria që e zhyti vendin nga ana ekonomike më keq se në vitin 1997. Ne kemi dy goditje në vend në fund të vitin 2019 nga tërmeti dhe pandemia. Ne i shërbyem të gjithë bizinesit të vogël me paketën e parë dhe të dytë”, u shpreh ndër të tjera Ahmetaj.

Lexo edhe :  Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Dy ditë më parë Banka Botërore publikoi një raport ku evindentonte se Shqipëria është një nga vendet më të cenueshme nga pasojat e COVID-19. Sipas BB-së, shkalla e papunësisë pritet të arrijë nga 40% që është sot, deri në 48% (numri i personave që jetojnë me më pak se 5,5 dollarë në ditë, sipas fuqisë blerëse).

Sipas raportit të Bankës Botërore, që vlerëson se si COVID-19 “mund të ndikojë në varfërinë dhe mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor”, veçanërisht të rrezikuar janë personat e vetëpunësuar, me punësim informal dhe ata me punë të përkohshme, ose me kontrata jo shumë të sigurta.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV