Administratori i skuadrës së Flamurtarit që do të impenjohet aps pak ditësh në rinisjen e Superligës së futbollit, do të duhet të përgjigjet në një gjykatë turke për akuzat që mund ta çojnë pas hekurave. Presidenti i skuadrës bregdetare dhe administratori i Air Albania, akuzohet se ka mashtruar biznesmenin turk, Adnan Polat, ish presidentin e ekipit të Stambollit, Galatasaray.
Mediat turke shkruajnë se tashmë hetimi për Idrizin ka përfunduar dhe në dosjen e përgatitur nga prokuroria në Stamboll, për Idrizin, prokuroria kërkon 10 vjet burg për mashtrim. Sipas mediave turke, thuhet se u pagua një shumë e madhe prej 3.5 milionë Dollarësh nga polat, kundrejt Idrizit, por kjo ishte vetëm parapagesë pasi borxhet janë më të mëdha.
Në një lëvizje që në Turqi e konsiderojnë të dyshimtë, aktakuza insiston se Polat nuk ka marrë dot paratë mbrapsht, nga presidenti i skuadrës së Flamurtarit.
Sinan İdrizi nuk i ka pranuar akuzat por nëse dosja do të pranohet, administratori i Flamurtarit do të lërë ekipin, për ta zëvendësuar me të bankën e të akuzuarve në Stamboll.