Një tjetër gjyqtar dorëhiqet nga çështja e Arben Grorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është tërhequr një tjetër gjyqtar nga çështja e të burgosurit përjetë Arben Grori. Ndërkohë pritet që kërkesa e tij të miratohet nga kryetari i gjykatës.

Arben Grori është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, më 1997 në Itali.

Ngjarja:

Naim Zyberi i konsideruar si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i Gaz Muçës. Hakmarrja filloi kur Zyberi u akuzua si atentator i Gaz Muçës dhe Artur Grorit.

Pas kësaj Zyberi largohet në Itali, por u ndoq nga i vëllai i Grorit ku ndaj tij u përgatit një atentat në Torino, ku Zyberi mbeti i plagosur rënd dhe për këtë arsye kaloi disa kohë spital.

Gjatë kësaj kohe ndaj tij u përgatit një atentat tjetër nga Arben Grori dhe Gert Gjinarari ku qitës ishte ky i fundit. Zyberi mbeti i vdekur më 6 gusht të 1997.

Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014 pasi akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin për vrasjen e Zyberit. Por më 14 shkurt të vitin 2019 ai u lirua nga qelia e burgut në Drenovë të Korçës.

Ndërkohë Arben Grori është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zyberit, më 1997 në Itali.

Ai ka kërkuar rishikim të vendimit, por deri më tani asnjë gjyqtar nuk e ka shqyrtuar kërkesën e tij, pasi janë dorëhequr./r.g/fjala.al

Të fundit

Titaniku/ Macja Jennny e ndieu rrezikun, mori kotelet dhe zbritën para katastrofës

Shumica e njerëzve e dinë historinë tragjike të Titanikut, por pak kanë dëgjuar për Jenny, macen që jetonte në...

Incidenti me eksponentin e PD-së/ Këlliçi: Socialistët po tentojnë të përgjakin Dibrën

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reagur sot ndaj incidentin të ndodhur pak ditë më parë me eksponentin e PD-së në...

Qumështi me aflatoksinë?/ Reagon Industria e Qumështit dhe Shoqatat e Fermereve

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues, ka reaguar zyrtarisht, pas lajmit se në vendin tonë qarkullon në treg...

Anxhela Peristeri fotografohet për herë të parë me partnerin

Nëse flasim për karrierën e saj, Anxhela Peristeri është padyshim një nga artistet më të njohura të muzikës shqiptare. E pranishme prej vitesh në...

Meta i njeh meritat vetes nga qelia!/ Krenar që realizova superstradën Lezhë-Shkodër

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndihet krenar që në kohën që ishte Kryeministër realizoi një nga veprat infrastuktore, si rruga Lezhë-Shkodër. Meta nëpërmjet postimi në...

Lajme të tjera

Web TV