Infektimi i Qardakut, dalin rezultatet e COVID edhe për lojtarët e tjerë të Bylis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

27 lojtarë dhe staf teknik i ekipit të Bylist kanë rezultuar negativ në testin për koronavirusin. Përgjigjet e testeve kanë dalë sot dhe të gjithë lojtarëve u është konfirmuar se nuk janë të infektuar me COVID-19.

Frika te ekipi i Bylisit dhe te e gjithë Superliga shqiptare u rikthye pas konfirmimit të Eridon Qardaku me koronavirus. Lojtari shkodran i Bylist rezultoi pozitiv në testin e parë, çka vuri në pikëpyetje edhe rinisjen e kampionatit.

Por tani që lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativ, program do të vijojë sipas parashikimit. Ndeshja Bylis-Tirana do të zhvillohet sot në orën 17:00.

Ndërkohë dje, në një prononcim për gazetaren e grupit mediatik “Fjala”, Katerina Tafa, futbollisti u shpreh se ka kërkuar që t’i bëhet tamponi por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Eridon Qardaku deklaroi së të gjithë lojtarëve dhe stafi i Bylisit kanë bërë tamponë për Covid-19 si masë paraprake për të ndaluar përhapjen në ekip.

Të fundit

Dita më e shkurtër në histori. Çfarë do të ndodhë sot në Tokë!

Sot pritet të jetë një nga ditët më të shkurtra në historinë e planetit tonë, pasi do të humbasim...

Richard Burton, zëri i thellë i tragjedisë dhe pasioni që dogji skenën dhe jetën

5 gusht 1984 - vdekja e aktorit në moshën 58-vjeçare Richard Burton (1925–1984), aktori uellsian me zë bariton dhe prani magnetike, mbetet një nga figurat...

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perla të fshehura”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut...

Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

Në Bazën Ajrore të Farkës vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standardeve të NATO-s...

Presidentja e RMV: Jemi të turpëruar nga thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në...

Lajme të tjera

Web TV