Milan e Napoli, 20 milionë Euro nëse fitojnë Kupën e Italisë

Njëzet milionë Euro në diskutim për skuadra si Milan dhe Napoli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një efekt domino. Fitimi i Kupës së Italisë hap dyert për Superkupën Italiane dhe grupet e Europa League (pa kaluar raundet paraprake). Pra, teorikisht, janë rreth njëzet milionë Euro në diskutim për skuadra si Milan dhe Napoli, që nëse rrëmbejnë trofeun, do të mbushin arkat më shumë se asnjë tjetër në Serie A.

Çmimi maksimal do drejtohej më së shumti te formacioni jugor dhe kuqezinjtë, pjesëmarrja e të cilëve në kupat e ardhshme evropiane ka të ngjarë të qëndrojë “në suspansë” deri javën e fundit duke pasur parasysh pozicionin e tyre në klasifikimin e Serisë A. Për Juventusin ose Interin, trofeu kombëtar do të nënkuptonte, nga një këndvështrim ekonomik, një përfitim midis 7 dhe 9 milionëm Eurove. Por për ata që dështojnë në renditje, dhe fitojnë kupën, do kishin më shumë benefite.

Falë përfundimit të bllokimit të futbollit nga situata e pandemisë, plotësimi i Kupës së Italisë 2019-20, pa shkurtuar formatin ashtu siç u miratua për periudhën tre vjeçare 2018-21, ka siguruar pjesën më të dukshme të “market pool”, atë që ka të bëjë me të drejtat televizive. Vitet e fundit, interesi për këtë trofe, përtej polemikave për disa ndryshime, është rritur krah për krah me vlerën e tij ekonomike.

Të fundit

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Një meteorit i njohur si NWA 16788 dhe që është pjesa më e madhe e Marsit e gjetur në...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, vulos rezultatin e Tiranës: Zgjedhjet nuk përsëriten

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës. Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri,...

Kinë-India, ka luftë

Përplasja e herëpashershme me armë mes dy vendeve më të populluara në botë është larg zgjidhjes. Në një anë të kufirit jetojnë mbi një miliard...

Nga Shqipëria në SHBA me karkalec në valixhe! Autoritetet: Na u rrezikua bujqësia!

Autoritetet amerikane hetojnë vazhdimisht për të ashtuquajturin ‘agro-terrorizëm’. Këtë herë, specialistët e aeroportit të Detroitit në SHBA u befasuan nga ajo që zbuluan në...

Berisha: Rama po hakmerret ndaj banorëve në Theth, sepse më 11 Maj ata votuan për PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth, në kuadër të aksionit të...

Lajme të tjera

Web TV