Zaida Çobo, nëna e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia ka dorëzuar kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu
Objekti i padisë është shpërblim dëm–jo pasuror shkaktuar paditëses nga cënimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milionë lekë.
Po kështu i kërkohet palës së paditur të publikojë vendimin e gjykatës në të gjithë mediet. Ora News publikon kërkesë padinë që u dorëzua sot në Gjykatën e Tiranës.
Pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë raportimit në komisionin e sigurisë ne Kuvend, shokoi gjithë opinionin me një veprim të paprecedentë. Në përpjekje për të justifikuar dhunën e uniformave blu ndaj të miturit, kreu i policisë së Shtetit nxori para Komisionit një video të Zaida Çobos nënës së 15-vjeçarit, për t’u provuar deputetëve se bëhej fjalë për një familje jo normale.
Reagimet ishin të shumta duke shkuar deri në kërkesën për dorëheqje te tij. Ndërsa nëna e 15 vjecarit, ka qartësuar gjithcka rreth videos ku ajo shfaqej. Zaida Cobo, ëshë shprehur se pamjet e publikuara nga drejtori i policisë, ishin pjesë të një skene filmi dhe se do të kallëzonte penalisht kreun e policisë për cënim të imazhit.