Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: Nis nga Shijaku, pagesa nga e premtja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj njoftoi se nis sot zbatimi i programit të granteve të rikonstruksionit, me bashkinë Shijak.

Ai tha se nis pagesa direkte për familjet banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime që nuk e çojnë në domosdoshmëri shembjen e banesës apo pallatit, punime për të cilat qytetarët mund ti bëjnë vet e qeveria i subvencionon sipas aktit normativ.

“174 familje në banesa individuale dhe 27 banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre. Procesi vijon në bashkitë e tjera dhe në ditët në vijim do të miratohen fondet për përfituesit e rinj.

Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit. Po sot miratuam në qeveri shpalljen e zonës për rikualifikim dhe Rindërtim pas pasojave të tërmetit në Parkun Arkeologjik të Durrësit dhe marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë turke, që do ti hapë rrugë fillimit të punimeve në kantierin e Rindërtimit në Laç”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri deklaroi se Qeveria ka alokuar fondin mbi 512 milionë lekë, për bashkinë Shijak e cila duke nisur nga e premtja në mëngjes do të firmosë pagesa direkte për banesat e pallatet./b.b/fjala.al

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV