Agim Basha është një oficer i njohur karriere në policinë e shtetit që ka mbajtur disa detyra të larta dhe i vlerësuar maksimalisht. Akualisht është pedagog në Akademinë e Policisë. Në një status në Facebook ai ka marrë sot në analizë mënyrën se si sulmohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, madje edhe nga kush sulmohet.
Duke i quajtur disa oficerë të pakënaqur si rojtarët e policisë, me shumë kurajo Agim Basha vendos gishtin në plagë për një fenomen sipas të cilit është i përsëritur.
Sipas tij, disa oficerë të pëkënaqur që janë ende në polici ose janë jashtë saj, përgatisin një dosje, e cila nuk verifikohet dhe për më tepër nuk bëhet pjesë e hetimit zyrtar të prokurorisë dhe Gjykatës dhe me atë në dorë furnizojnë partitë politike për të sulmuar një drejtor policie, në rastin konkret Ardi Veliun.
Sipas Agim Bashës, këta janë persona problematikë në radhët e policisë dhe sipas tij janë këta përgjegjës për situata të tilla në shumë raste ku përfshihet dhe politika. Basha shkon deri atje sa thotë se këta duhet të dërgohen përpara drejtësisë.
Më poshtë statusi i plotë i Agim Bashës.
“Rojtarët” e Policisë Shqiptare.
Si funksionon struktura ne varësi të MB që paguhet për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar shkeljen e ligjit nga Policia ?
Analizojmë rastin e fundit të publikuar në lidhje me Dr.Pergj.të Policisë.
“Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco”
Ky informacion gjendet në dosjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
A mund të akuzohet dikush nga një informacion që regjistrohet në adresë të tij ? Jo, sigurisht.
Informacioni verifikohet e nëse rezulton i saktë thellohet me të dhëna të tjera dhe sipas konstatimeve e parashikimeve në ligj proçedohet më tej.
Në përfundim do të kemi arritur të ngarkojmë me përgjegjësi ligjore personin e dyshuar ose shfajësojmë. Këtu mbyllet historia.
Alternativë tjetër nuk ka.
Për rastin në fjalë është e qartë që z.Ardi Veliu nuk rezulton që të jetë gjykuar dhe të jetë gjetur fajtor për ndonjë nga veprat penale që përmban informacioni.
Mendoni kur “Rojtarët” kanë patur 1 vit kohë , sepse thonë “gjate periudhës 2002-2003”.
Atëherë ?! Pse përdoret ky informacion ?
Supozojmë me të drejtë se informacionin e ka bërë një vartës i pakënaqur, një koleg rival, një qytetar i cënuar nga korrektësia në zbatimin e ligjit e Oficerit, një i inkriminuar që është hetuar apo arrestuar nga Oficeri.
Mund ta këtë bërë edhe Specialisti ose Shefi i ShÇBA-së për interesa personale apo me porosi, siç ka ndodhur në jo pak raste që kur është krijuar Ministria e Brendshme.Kemi të drejtë të mendojmë pikërisht më këtë mënyrë.
Nuk mund të ndodh që edhe e ka bërë, edhe nuk e ka bërë dikush, diçka.
O njëra , o tjetra.
Si përfundim:
Meqë z.Ardi Veliu nuk ka bërë asnjë nga ato që thuhet në informacion, atëherë është dikush apo disa të tjerë që kanë shkelur ligjinAGIM B
Çuditërisht ata nuk mbajnë përgjegjësi, përkundrazi “viktimat” e tyre duhet të mbajnë mbi shpatulla thesin plot baltë e shpifje të cilin “Rojtarët” mund t’ju hapin sa herë të duan.
Këta pra janë “Rojtarët e Policisë”
Mund të bëjnë çfarë të duan mjafton ta kërkojë Ministri i radhës.
E kuptoni se çfarë ju ka bërë politika Oficerëve të Policisë nëpërmjet “Rojeve të ligjit e të moralit” ?
Ju garantoj se nuk ka zyrtar të Policisë që nuk i regjistrohet informacion.
Pyetja e fundit:
Kujt i kanë shërbyer këta njerëz ?
Policisë?! Absolutisht Jo !!!
Përkundrazi i kanë sjellë dëme të jashtëzakonshme.
Aty ka njerëz që në mënyrë kriminale kanë dëmtuar në vijimësi jo vetëm imazhin e reputacionin e policisë me informacione e akuza të rreme, por kanë shkatërruar jetën e qindra Oficerëve./b.b/fjala.al/