Autopsia: Floyd vdiq nga sulmi në zemër, jo nga mbytja, ai gjithashtu kishte koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd shkaktoi një ‘uragan’ protestash për keqtrajtimin e njerëzve me ngjyrë nga policia. Por së fundmi një raport i autopsisë së tij tregon se vdekja e Floyd erdhi nga një sulm në zemër dhe jo nga asfiksia, gjithashtu një testim I kryer më 3 prill tregonte se ai ishte pozitiv me koronavirus.

Dokumenti 20-faqesh i lëshuar nga Zyra e Ekzaminuesi Mjekësor të Qarkut Hennepin thotë se një test i Floyd më 3 prill tregonte se ai ishte pozitiv me koronavirus.

Për shkak se ARN mund të mbetet në trupin e dikujt për javë të tëra, thotë autopsia, një test i dytë pozitiv pas vdekjes së tij ka të ngjarë të tregojë që Floyd, 46 vjeç, ishte asimptomatik nga koronavirusi kur vdiq 25 maj.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë se një test ARN pozitiv nuk do të thotë se personi është infektiv. Nuk ishte e qartë menjëherë nëse Floyd kishte simptoma në fillim të vitit apo ishte një bartës asimptomatik.

Një ish oficer i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, po përballet me vrasje të shkallës së dytë dhe akuza të tjera pasi ai shtypi qafën e Floyd me gju për tetë minuta ndërsa Floyd ishte shtrirë i prangosur. Floyd u dyshua se përdori një kartëmonedhë të falsifikuar 20 dollarë./r.g/fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV