Identifikim biometrik në zgjedhje? Rama: Ja pse e shoh me pesimizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyet pse e sheh pesimist implementimin e identifikimit biometrik në zgjedhjet e ardhshme të 2021.

Ai tregoi në emisionin “Opinion” etapat që duhet të ndiqen për kodin e ri zgjedhor dhe për nga koha është pothuajse praktikisht e pamundur. Kreu i qeverisë bëri me dije se është rënë dakord vetëm për identifikimin biometrik dhe jo për votimin elektronik.

“Me reformën zgjedhore po ndodh ajo që u tha dhe nga ambasadorja e ShBA-së, topi është në fushën e PD-së dhe përsa na takon ne e kemi mbyllur këtë proces. Mendoj që kemi bërë të gjitha koncesionet e arsyeshme dhe mendoj sinqerisht që kemi në dorë një produkt të mirë. Nëse do t’i qëndronim strikt rekomandimeve të OSBE-ODIHR ne nuk duhet ta diskutonim fare përfshirjen e teknologjisë në proces. Ka vende që e kanë dhe antikushtetuese si Gjermania. Kemi bërë një studim shumë serioz pas zgjedhjeve të vitit 2017 për të përgatitur zgjedhjet e 2019 me dëshirën për të adresuar këtë problem në mënyrë që alibia e madhe e elektronikës të binte dhe faktikisht nuk është diçka e pabërshme përsa i përket identifikimit biometrik. Votimi elektronik është i përjashtuar kategorikisht. Identifikimi biometrik është pra jo për të nxjerrë përputhshmërinë e gishtit me përputhshmërinë e gjurmës së të njëjtit emër në sistemin biometrik të Shqipërisë, por kush voton njëherë nuk voton dot për së dyti. Votimi dy herë është diçka që lë gjurmë dhe në rast se ndodh ky kapet dhe në rast se kapet ne kemi një kod penal shumë të ashpër. Unë jam pesimist që do realizohet deri në zgjedhjet e ardhshme. ODIHR rekomandon që nëse një vend zgjedh të aplikojë tekonologjinë në asnjë mënyrë nuk duhet të shkojë menjëherë, sugjerojnë një ecje me faza. Problemi që kemi sot është koha. Nga moment i nënshkrimit të kontratës deri në lëvrimin e produktit është minimum 6 muaj Në rast se e kalojmë ligjin në qershor kemi për të zgjedhur gjithë strukturën e KQZ që është komplet e ndryshme nga ajo që ka qenë, pastaj do të duhet një kohë për të përgatitur termat e referencës dhe garën le te themi që gara kombëtare do të shpallet në shtator pra kërkon ditët e veta që shkon deri në nëntor pra ka një periudhë ankimimi për kompanitë 30 ditë minimum. Kështu ne hyjmë në vitin e ri zgjedhor në kushtet kur ne duhet të bëjmë kontratën dhe në rast se kontrata nënshkruhet në fund të janarit mbetet shkurti dhe marsi dhe midis 15 prill dhe 15 maj do të jetë data e zgjedhjeve> kështu që jemi në një pamundësi objektive sipas meje, por ajo që kemi thënë është që ne nuk kemi asnjë problem se sna duket e pamundur objektivisht dhe teknikisht, por jo që të nxjerrim arsye që ne kemi objektivitetin teknik si pengesë dhe kemi thënë s’ka problem , ne jemi gati që të shkojmë në zgjedhje me 100% teknologji nëse kjo realizohet por ne nuk duam të përfshihemi në procesin e realizimit që do të thotë KQZ-ja dhe PD duhet ta marrin përsipër këtë punë. Dhe PD është e mirëpritur që të gjejë në vend, një person, le të gjejë me të politizuarin që ekziston, nënkryetar me mandat strikt për ta ndjekur procesin nga A tek ZH, që nesër mos të kemi avazin e vjetër u sabotua këtu u sabotua atje, tenderi këtej. Ky do të jetë një zv.kryetar i KQZ që ka këtë mandat bashkë me një ekspert të vënë në dispozicion nga partnerët . U bë teknologjia malet më të larta shkojmë me teknologji, nuk u bë teknologjia nuk dëgjojmë më bërr bërr se si u sabotua”” tha Rama./E.B./Fjala.al

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV