“Këtë vit pi të gjithë birrën vetë”! Kimmich s’e pëlqen festën pa tifozë

"Unë nuk mund ta imagjinoj tani sesi do jetë festa për titullin por është e çuditshme" tha Kimmich

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talenti i Bayern Munich, Joshua Kimmich është kthyer në një nga futbollistë kryesorë në armatën bavareze që synon rikonfirmimin në fron. por lojtari i kombëtares gjermane, tregon se një festë pa tifozët në rast të titullit, do të jetë e çuditshme.

Skenat janë bërë po aq traditë sa prezantimi i një trofeu. Në ndeshjen e fundit në shtëpi të sezonit, lojtarët e Bayern Munich, gjithmonë nëse do ruajnë kryesimin, mblidhen para mbështetësve të tyre dhe argëtohen me një “lumë” birre dhe gota të mëdha që fluturojnë në ajër.

Është një festë trazuese, e gjallë dhe e zhurmshme që bëhetvirale dhe transmeton festën e futbollit në Gjermani. Por këtë vit nuk ka festë për shkak të pandemisë.

“Këtë vit duhet të pimë të gjithë birrën vetë ne lojtarët!” Joshua Kimmich qesh, në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Mesfushori i shquar që është bërë një emblemë e re e klubit, mund të gjejë pak humor në të gjithë këtë situatë emergjence nga coronavirus, por pika e kësaj bisede është serioze. Rifillimi i futbollit është i mirëpritur edhe pse askush nuk e njeh si duhet, një lojë pa tifozët.

“Unë nuk mund ta imagjinoj tani sesi do jetë festa për titullin por është e çuditshme  nëse fiton një ndeshje në Allianz Arena dhe më pas nuk je në tribunën jugore me tifozët. Sigurisht që është më mirë ta fitojmë Meisterschale me fansat, por tani nuk kemi zgjedhjen në dorë ‘ tha Kimmich.

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV