Portieri shqiptar e bën për spital, Milinkovic-Savic pret me ankth rezonancën

Milinkoviç-Saviç pati një përplasje me portierin shqiptar të bardhekaltërve, talentin Marco Alia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasjet në futboll mes lojtarëve shqiptarë dhe atyre serbë u pasuruan më shumë këtë javë, por në kontrast me konfliktin me grushte të Eros Grezdës me Antonio Colak në Kroaci, këtë herë dozat kanë qenë miqësore. Mesfushori serb i Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç pati një përplasje me portierin shqiptar të bardhekaltërve, talentin Marco Alia dhe ndërpreu menjëherë seancën stërvitore pasi ndjeu shqetësime në gju.

Mesfushori ofensiv serb pret me ankth rezonancën magnetike, për të parë shkallën e dëmtimit, ndërsa trajneri Inzaghi do të analizojë rezultatet, duke qenë se Milinkovic-Savic është një element mjaft i rëndësishëm për skuadrën e tij. Paraprakisht mjekët e Lazios janë shfaqur optimistë, pasi kanë deklaruar se dëmtimi nuk mund at lërë më shumë se dy javë pushim mesfushorin serb, gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë ekzaminimi këtë fundjavë.

Lazio vijon përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, pasi momentalisht renditet në vendin e dytë dhe do të provojë deri në fund të rimarrë kreun e të fitojë titullin kampion, që mungon prej 20 vitesh. Talenti i portës, Marco Alia është një nga elementë që kanë spikatur tek të rinjtë e Lazio me mbështejen e shqiptarit që mban postin e Drejtorit Sportiv, Igli Tare.

Të fundit

Nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, biznesmeni Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të mërkure. Abule është vënë nën masën e sigurisë “arrest...

Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve

Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes...

Koreja e Veriut është rezerva e tretë më e madhe e Bitcoin në botë

Koreja e Veriut zotëron më shumë bitcoin se çdo vend tjetër në botë, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kështu raporton...

95% e prindërve pro mbylljes së TikTok/ Rama: Të shpëtojmë fëmijët nga kjo ‘mortje’!

Kryeministri Edi Rama flet për vendimin për mbylljen e aplikacionit TikTok. Nga Elbasani, tha se 95% e prindërve që ishin pro, nuk janë socialistë, por ka...

Moçale të vogla që janë krijuar rreth kënetës’, Rama për partitë e reja

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut Elbasan për zgjedhjet e 11 majit, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste dhe në...

Lajme të tjera

Web TV