Premier League aprovon 5 zëvendësime, shkak ngarkesa fizike

trajnerët do të kenë luksin ta çojnë në 5, numrin e zëvendësimeve për të rifreskuar ekipin, e për të evituar dëmtime eventuale

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubet e Premier Leagues do të jenë në gjendje të përdorin pesë zëvendësime për ndeshje, kur sezoni të rifillojë më 17 qershor.  Ndryshimet do të jenë të përkohshme për të ndihmuar klubet në kalendarin e ngjeshur dhe sfilitës që do të kenë, pas tre muajve pezullim për shkak të pandemisë së COVID-19. Kanë mbetur edhe 92 ndeshje në total për t’u përfunduar sezonin e Premier League, dhe rastet e zbuluara së fundmi kanë vendosur në pikëpyetje kampionatin më të fortë dhe më të bukur të globit.

Në rrethana normale skuadrat kanë të drejtë të bëjnë tre zëvendësime në ndeshje, por tani trajnerët do të kenë luksin ta çojnë në 5, për të rifreskuar ekipin, e për të evituar dëmtime eventuale, që ekspertët thonë se do jenë të shumtë.

“Për pjesën e mbetur të sezonit 2019/20, numri i zëvendësimeve që mund të përdoren nga një skuadër në ndeshje do të rritet nga tre në pesë. Kjo është në linjë me ndryshimin e përkohshëm të rregullave që është bërë nga IFAB, muajin e kaluar”, është njoftuar nga Premier League.

Klubet do të lejohen të kenë nëntë zëvendësues në pankinë, një rritje nga shtatë sç është zakonisht. mjekët paralajmërojnë se mungesa e ndeshjeve dhe stërvitja e cunguar, do çojë në dëmtime për lojtarët, probleme muskulare të shtuara dhe rrezik për mungesa afatgjata.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV