Protestuesit kërkojnë kastrimin e pe.dofilëve, pankartat pikante nga protesta

Pasditen e kësaj të enjteje, qindra qytetarë “zbarkuan” në bulevardin kryesor të kryeqytetit për të protestuar nën moton “Për Fëmijërinë e Vjedhur”, duke marrë shkas nga ngjarja e ditëve të fundit, ajo e abuzimit seksual të rojes së shkollës me 15-vjeçaren në Babrru.

Ata marshuan nga sheshi “Nënë Tereza” deri te godina e ministrisë së Shëndetësisë me brohoritje dhe duke mbajtur pankarta në duar. Ato që binin më shumë në sy, ishin ato me mbishkrimet apo figurat që propozonin kastrimin e pedofilëve.

Ndërkohë që kishte dhe pankarta të tjera pro feminizimit dhe kundra heshtjes./E.B./Fjala.al