Autobiografia e Modric: Atëherë… kur Mourinho bëri Ronaldo të qante

Një grindje midis José Mourinho dhe Cristiano Ronaldo që gati rezultoi në një luftë publike.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori kroat i Realit të Madridit, Luka Modric, ka rrëfyer në  librin e tij, se mes qindra episodeve në karrierë, i ka bërë përshtypje, njëri: “Koha kur Mourinho e bëri Ronaldon të qajë”.

Në autobiografinë që ka dalë këtë Qershor, libri “Në mënyrën time”, rrëfen  disa ndalesa, në veçanti një grindje midis José Mourinho dhe Cristiano Ronaldo që gati rezultoi në një luftë publike.

“Ne po fitonim në Kupën e Mbretit 2-0, por Ronaldo nuk e ndoqi plotësisht aksionin dhe nuk u angazhua në mbrojtje. Unë pashë José që ishte tërbuar me Cristiano dhe të dy patën një përplasje verbale të gjatë dhe përgjigjet kaluan kufirin” shpjegoi mesfushori kroat.

“Reagimi nga trajneri më la të befasuar. Duke u rikthyer në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve, pashë Ronaldonduke qarë, ishin lotë zemërimi … “Unë bëj çmos dhe ai vazhdon të më kritikojë” tha Ronaldo. Kur hyri Mourinho dhe vazhdoi ta sulmonte Ronaldo verbalisht, aty6 ishte gati të shpërthente një luftë dhe përplasje fizike. Vetëm ndërhyrja e shokëve e shmangu” tha Modric në libër.

Modric kujtoi gjithashtu Real-Juve të Prillit 2018, i cili hyri në histori për penalltinë (faulli i Benatia ndaj Lucas Vazquez) i cili kushtoi eleminimin bardhezinjve dhe provokoi protestat e ashpra të Gigi Buffon kundër gjyqtarit Oliver: “Kur Real Madrid është i përfshirë, protestat gjithnjë forcohen. E vërteta është se penalltia ishte e gabuar dhe më dha keqardhje të madhe kur pashë Buffon të reagonte në një mënyrë të tillë” shkruan Modric. fjala.al

Të fundit

‘Hiq çorapet e kuqe dhe martohu’, Rama tregon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS-së

Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale në Universitetin e Tiranës, që...

Familjarët e Leo Sadikut kallëzim në Polici ndaj mjekëve të QSUT dhe Spitalit të Korçës

Familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçari që ndërroi jetë në datën 8 janar në QSUT, kanë kallëzuar penalisht mjekët e QSUT, të cilët patën në...

Edhe 40.7 mln € hekurudhës Tiranë Durrës, Opozita: Bie era korrupsion

Në komisionin e Punëve të Jashtme, u miratua një shtim huaje mes BERZH-it e qeverisë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë Durrës. Opozita kontestoi shifrën...

“Kjo është e rrezikshme”, Trump urdhëron ngrirje për grantet dhe kreditë federale

Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka urdhëruar një pauzë për të gjitha grantet dhe huatë federale, duke ndikuar potencialisht në triliona në...

Akuzohet se liroi një oficer nga Libia të kërkuar nga Gjykata e Hagës/ Reagon Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se është vënë nën hetim gjyqësor pas një vendimi të qeverisë për të liruar një oficer policie libian...

Lajme të tjera

Web TV