Cara Delevingne e thotë publikisht: Jam panseksuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja dhe aktorja Cara Delevingne ka njoftuar publikisht se ajo identifikohet si panseksuale.

Duke folur për këtë gjë, ajo shpjegoi se më parë ka shmangur përdorimin e etiketave për të përshkruar seksualitetin dhe identitetin e saj gjinor. Problemi tek unë qëndron se unë ndryshoj shumë.

‘Ndihem ndryshe gjatë gjithë kohës. Disa ditë, ndihem më femër. Disa ditë, ndihem më shumë si mashkull.’-u shpreh aktorja raporton The Sun.

Sa për seksualitetin e saj, 27-vjeçarja tha: Unë gjithmonë do të qëndroj, mendoj si panseksuale. Sido që ta përkufizosh veten, ai ose ajo e vërteta qëndron në faktin se un në bie në dashuri me personin. Unë jam tërhequr nga personi.

Delevingne bashkohet me një mori të famshëm dhe figura publike, të cilët identifikohen si panseksualë, duke përfshirë këtu Miley Cyrus dhe deputetin Liberal Demokrat Layla Moran.

Pra, çfarë është panseksualiteti?

E thënë thjesht Panseksualiteti është tërheqja emocionale, seksuale ndaj personave pavarësisht seksit ose gjinisë së tyre.Personat panseksual identifikohen si gender-blind pra ”të verbër” ndaj gjinisë, duke lënë të nënkuptuar se gjinia dhe seksi nuk janë faktor përcaktues në tërheqjen seksuale dhe emocionale ndaj të tjerëve.

Panseksualiteti mund të konsiderohet si orientim seksual më vete ose si një nëndegë e biseksualitetit, për të treguar një identitet seksual. Meqenëse personat panseksual janë të hapur për lidhje me persona që nuk identifikohen as si djalë, as si vajzë, kjo tregon se panseksualizmi e hedh poshtë dikotominë vajzë/djalë të gjinisë. Panseksualiteti si term është më gjithëpërfshirës sesa biseksualiteti. Mirëpo në komunitetin e biseksualëve ende debatohet nëse termi panseksual është më gjithëpërfshirës krahasuar me termin biseksual.

Lexo edhe :  Konflikti familjar: Brooklyn Beckham mendon se prindërit e tij shtiren në rrjete sociale

Delevingne mendon se kjo etiketë përshkruan më së miri seksualitetin e saj, dhe ndihet shumë mirë që është e shkëlqyeshme që ajo ndihet e aftë ta ndajë atë me botën.

Personazhe të tjerë publikë që kanë dalë si panseksualë përfshijnë Janelle Monae, Brandon Urie, Bella Thorne, Christine dhe Queens dhe Joe Lycett.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta...

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në një marrëveshje, për shkak të...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Lajme të tjera

Web TV