Damian Gjiknuri: Bëmë lëshime që PD të mos mbetej jashtë zgjedhjeve sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri tha se PS-ja ka hequr dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore, që PD të mos mbetet sërish jashtë zgjedhjeve. Në përfundim të mbledhjes, Gjiknuri tha se në këtë formë, PD-ja pranoi që administrata zgjedhore në Shqipëri nuk ka çaluar.

“U dakordësuan për pikat që i ndanin palët, dhe një gjë dua të them pavarësisht se rekomandimi është që administrata të ishte e depolitizuar, PD nuk ishte gati, por është e rëndësishme që tani kemi rregulla të pranuara.

Administrata e balancuar politikisht  do të funksionojë edhe në zgjedhjet e 2021. E rëndësishme është që PD-ja hoqi dorë nga kërkesat absurde, nga qeveria tranzitore, u pranua që administrimi zgjedhor. U kthyen te institucionet. E rëndësishme është që ne ta pranojmë dhe ta zbatojmë këtë sistem edhe në zgjedhjet e tjera të fillojë depolitizimi.

Ne do të përpiqemi që identifikimi biometrik të shtrihet në çdo qendër votimi, dhe u pranua që administrata zgjedhore e politike ka funksionuar. Për ne është i rëndësishme integrimi. PD njeh këtë ligj zgjedhor dhe këtë administratë e shikon përpara.

Shpresoj që të kemi zgjedhje të mira. Këshilli Politik do të vazhdojë të miratojë draftet dhe të trajtojë edhe çështjet e tjera, si sistemi zgjedhor, ligji për referendumet, dhe për financimin e partive politike.

Opozita dhe qeveria po dialogojnë, hoqën dorë nga alibitë dhe i mbetet që të gjitha palët të përgatiten për zgjedhjet. Kodi do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. Buxheti i shtetit do të bëjë identifikimin biometrik. Do të merrte një ekspert i huaj, nga BE për t’u konsultuar me KQZ-në”, tha Gjiknuri.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV