Ermonela Jaho rrëfen emocionet për rolin e rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar (video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermonela Jaho sopranoja shqiptare ka rrëfyer emocionet gjatë performancës së rolit Sour Angelica të Puccini. Shfaqja u dha në një nga teatrot më të bukura të Mbretërisë së Bashkuar.

Jaho shprehet se është thirrur në momentin e fundit për të luajtur këtë rol dhe nuk e kishte kënduar kurrë më parë. Gjithashtu sopranoja shprehet se teksa ishte duke u larguar nga skena, nuk po e ndjente më dyshemenë nga emocionet dhe se i duhej të mbahej në mur në mënyrë që të dilte jashtë.

“Në momentin që po largohesha nga skena, nuk po e ndjeja më dyshemenë, më duhej të mbahesha diku që të mund të ecja.”

https://www.facebook.com/watch/?v=727784961298411

Ermonela Jaho është soprano shqiptare me famë botërore, lindur në Tiranë, në vitin 1974. Ajo u largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj. Jaho ka fituar një sërë konkursesh ndërkombëtare: në 1997 Giacomo Puccini në Milano, në 1998 Spontini në Ankona, në 1999 Zandonai në Rovereto, në 2000 Çmimi i artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit./fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV