Luar Arani dha një intervistë për “Kafe shqeto” me Flavio Qarrin për të promovuar këngën e saj më të re, “Jetë”. Gjatë intervistës, Flavio e pyet: “Me kë po jeton dhe pse e ke mbajtur kaq të çuditshme dhe të mistershme këtë jetën tënde? Ka ndonjë gjë? Je lidhur gjë me ndonjë bos droge?”
Luari nga ana tjetër i tha se “sot bëhet protesta për femrat”, reagim që u pasua nga ndërhyrja e Flavios, i cili theksoi se “e ka promovuar dy ditë rresht, kështu që e di shumë mirë”.
“Po mirë, përderisa e ke promovuar…një femër nëse është e suksesshme dhe mban një apartament vetëm edhe ka një karrierë nuk do të thotë se duhet të ketë bosin e drogës. E ka arritur vetë.” – tha këngëtarja.
Më pas, Qarri pyeti sërish: “Ok, kemi një arkitekt, një gazetar, një…ça kemi?”
“Jo, ke një vajzë që merret me muzikë, punon në bankë edhe është shumë mirë kështu siç është.” – tha ajo.
Pyetja e Flavios ishte shkrim në një nga pankartat gjatë protestës së sotme dhe gjithashtu nxiti edhe reagim online. Në Instagram, Flavio reagoi fillimisht me këtë postim, ndërsa më pas publikoi disa komente.
Siç mund ta shihni, moderatori thotë ndër të tjera se “e ftuara e tij e kuptoi falë Zotit që ishte batutë”, mirëpo nga ana tjetër, situata në Instagramin e Luarit nuk është fort e qetë, pasi ajo ka ripublikuar të gjitha postimet ku kritikohet pyetja e Flavios, e cilësuar si “seksiste”./ Anabelmagazine.com